PROGRAMI PUBLIK
NË PROJECT SPACE | DHJETOR 2019
Tema: Të Drejtat e Njeriut
Këtë vit, shënohet 71-vjetori i Deklaratës Universale për të Drejta të Njeriut, një dokument historik që deklaron të drejtat dhe liritë themelore të cilat u takojnë të gjitha qenieve njerëzore – pavarësisht racës, ngjyrës, fesë, seksit, gjuhës, mendimit politik ose tjetër, origjinës kombëtare apo shoqërore. Kjo ditë shënohet me datën 10, prandaj përmes programit të muajit dhjetor do të trajtojmë çështje që kanë të bëjnë me të Drejtat e Njeriut. Këtë do ta bëjmë përmes programeve të bisedave, filmit, poezisë, promovimit të librit dhe muzikës.