Rezidena 17 është program dinamik rezidencial i cili zbatohet përgjatë vitit, duke ftuar artistë/e, teoristë/e, shkrimtarë/e, shkencëtarë/e dhe hulumtues/e që të bëhen pjesë përmes thirrjeve të hapura. Përfshinë rezidenca tematike lokale, rezidenca shkëmbimore ndërkombëtare dhe qasje në studio pune të pajisura mirë. Këto rezidenca artistike mirëpresin lidhjet mes krijuesve, stimulojnë hulumtimin dhe mbështet procesin e krijimit apo ekzekutimit të një projekti a ideje të re krijuese.

Rezidenca 17 ofron tri studio pune, secila e pajisur për nevoja të ndryshme krijuese. Ky program në mënyrë aktive mbështetë zhvillimin e një koncepti hulumtues apo eksperimental, prodhimi artistik, bisedave publike dhe prezantimeve në formatin e studiove të hapura. Aplikimet për shfrytëzimin e studiove janë të hapura përgjatë gjithë vitit. Rezidenca 17 po ashtu shërben si hapësirë për që akomodon aktivitete si punëtori, performanca, lexime dhe të tjera.

Në fund të vitit 2021 Shtatëmbëdhjetë nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi me Komunën e Prishtinës, duke siguruar kështu menaxhimin për një mandat 5-vjeçar të shtëpisë së Hivzi Sulejmanit në lagjen Taslixhe. Ky vend historik është një qendër e shtuar për programin e rezidencës artistike të Shtatëmbëdhjetë, duke evoluar në një mjedis edukues për artistë/e, hulumtues/e, shkencëtarë/e, shkrimtarë/e, një platformë shkëmbimi dhe jo vetëm. Programi bazohet mbi bashkëpunimet ekzistuese dhe kultivon të reja, duke siguruar një të ardhme emocionuese për eksplorim artistik, krijues e shkencor, në hapësirë.

Programi i Rezidenca 17 për vitin 2024 zbatohet në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, SMART Balkans dhe mbështetet nga zyra Rajonale e Agjencisë Italiane për Bashkëpunim Zhvillimor në Tiranë, në kuadër të “Culture and Creativity for the Western Balkans” (CC4WBs), një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian që synon të nxisë dialogun në Ballkanin Perëndimor nga rritja e sektorëve kulturorë dhe krijues për rritjen e ndikimit socio-ekonomik.”