Qëllimi i përgjithshëm i Project Space është që të shërbej si hapësirë vitale dhe kreative për komunitetin. Prandaj që nga fillimi, qëllimi ishte të krijohej një hapësirë që do të shërbente për gjithë komunitetin. Të jetë një hapësirë gjithëpërfshirëse që kontribuon në ngritjen e vitalitetit kulturor përmes programeve dhe të luaj rolin e një platforme gjithëpërfshirëse ku arti dhe kultura takohen me aktivizmin për të sjell ndryshim. Në këtë mënyrë, gjatë ditës Project Space shërben si hapësirë e përbashkët pune, dhe në mbrëmje si hapësirë për aktivitete të ndryshme edukative, artistike dhe argëtuese. Gjithashtu është e hapur për rezervim dhe shfrytëzim nga individ, kolektive e organizata të ndryshme.

Project Space, është dhe do të jetë hapësirë që ofron mundësi për të rinjtë e të rejat dhe artisët për rritje personale dhe zhvillim profesional.