Rezidenca e Artit INFRARED fokusohet në çështjet që kanë të bëjnë me ambientin dhe ka për qëllim të promovoj zhvillimin hulumtues dhe artistik rreth saj. INFRARED është zhvilluar duke u bazuar në natyrën e rrezes infra të kuqe e cila në përgjithësi është e padukshme për syrin e njeriut, por që mund të ndjehet si nxehtësi dhe mund të shihet vetëm nën rrethana të caktuara me pajisje të veçanta. Në të njëjtën vijë të mendimit, Rezidenca e Artit INFRARED aspiron përmes artit të identifikoj çështje emergjente të ambientit. Prandaj, përfshin të gjitha llojet e qasjeve për qëllim të rezidencës përtej zhvillimit artistik. Në këtë mënyrë INFRARED përmes rezidencave mëton të krijoj dialog publik mbi çështjet e ambientit.
Ky program mbështet procesin e zhvillimit të një ideje hulumtuese apo eksperimentuese, organizimin e një bisede/prezantimi publik dhe qasje të hapur të punës përmes formatit të open-studio.