www.galeria17.org

Galeria 17 vjen si dëshirë dhe nevojë për gjithëpërfshirje dhe qëndrueshmëri të një skenë artistike në fermentim, ku nevoja për hapësira të reja të eksperimentimit është jetësore. Ekspozitat e prezantuara prodhojnë hapësirë duke u rishikuar dhe shndërruar. Në këtë kuptim  galeria mund të perceptohet si hapësira e një guaske që lind me moluskun dhe rritet. Përshtatet dhe transformohet në varësi të nevojave të zhvillimit, sikurse edhe hapësirat e përbashkëta publike që reflektojnë strukturën tonë shoqërore në brendësi të labirinteve të progresit urban. Duke pasur fokus të veçantë në çështjet sociale, artistët/et dhe kuratorët/et ftohen të eksperimentojnë me konceptet, idetë dhe hapësirën. Të sjellin ekspozita të guximshme që krijojnë dialog dhe nxisin debate publike, duke kontribuar vazhdueshëm në dokumentimin dhe krijimin e referencave të munguara përgjatë një procesi që arkivon dhe edukon.

Vizioni / Galeria synon të jetë pjesëmarrëse në bërjen e politikave kulturore etike dhe aktive, duke siguruar përfaqësim dhe përfshirje në industrinë kulturore ndërkombëtare.

Misioni / Nxit reflektim kritik përmes identifikimit dhe përkrahjes së zërave të guximshëm që mundësojnë këndvështrime të reja përmes praktikave bashkëkohore të artit.

 

klikoni për më shumë

www.galeria17.org