Udhëhequr nga Kushtrim Thaqi
06-07-08 nëntor 2026 / 13:00 – 16:00 / Rezidenca 17
Përgjatë sesionit për 3D Printim pjesëmarrësit/et do të kuptojnë më shumë procesin nga marrja e një modeli deri te realizimi i tij si objekt fizik. Pjesëmarrësit/et do të njihen edhe me procesin e slicing-ut dhe mënyrën se si modeli shndërrohet në udhëzime që mund të lexohen nga printeri. Ky sesion do të përfshijë gjithashtu përgatitjen dhe konfigurimin e printerit, printimin e objektit dhe përcjelljen e procesit nga fillimi deri në përfundim.
Kushtrim Thaqi është një 3D gjeneralist me një gamë të gjerë punimesh dhe projektesh të krijuara dhe të drejtuara nga ai. Ai ka punuar si drejtor artistik dhe artist/animator për kompani të njohura botërore, si Mastercard, Clash of Clans, Opsive, Efir Media dhe Sensity.io, dhe ka punuar ne shume projekte te modelimit per printim, duke filluar prej printimit te lodrave fizike, skulpturave e deri tek prodhimi/printimi i produkteve industriale.
Për të qenë pjesë e Co-Creation Sessions, regjistrohu në link, më së largu deri më 4 nëntor:
https://forms.gle/5YYPLhKxwNCoZArf9
—-
Shtatëmbëdhjetë përkrahet nga Fondacioni për Shoqëri Civile Kosovare (KCSF) përmes programit ‘EJA Kosovo’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia. Po ashtu nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit dhe Kryeqyteti Prishtina.







