Shtatëmbëdhjetë, në bashkëpunim me Land Steiermark, hap thirrjen për një artist/e nga Kosova për të aplikuar në programin Styria-Artist-in-Residence (St.A.i.R.) 2027 në Graz, Austri.
Programi u ofron artistëve/eve të rinj/reja mundësinë të zhvillojnë praktikën e tyre artistike, të krijojnë kontakte me skenën artistike dhe kulturore të Graz-it dhe të angazhohen me iniciativa kulturore lokale.
Çfarë ofron rezidenca?
• Qëndrim në Graz për së paku 2 muaj
• Mbështetje mujore prej 1,100 € për shpenzimet e jetesës
• Dhomë private me banjë dhe kuzhinë të përbashkët në Priesterseminar, në qendër të Graz-it
• Hapësirë pune dhe mbështetje për rrjetëzim përmes iniciativave kulturore në Graz
• Mundësi për prezantim të punës ose artist-talk gjatë qëndrimit
Afati për aplikim: 25 nëntor 2026
Aplikimi duhet të përmbajë letrën e motivimit, CV-në, kohëzgjatjen e dëshiruar të qëndrimit, përshkrimin e projektit artistik dhe portofolin.
Aplikimet dërgohen në: kultur@stmk.gv.at
Për detajet e plota dhe kriteret e aplikimit, ju lutemi lexoni thirrjen e plotë.
https://www.kultur.steiermark.at/cms/beitrag/13031494/6537958







