06-07-08 nëntor 2026
13:00 – 16:00
Rezidenca 17
Këtë vjeshtë, Co-Creation Sessions sjell dy sesione praktike që ndërthurin teknologjinë, kreativitetin dhe të mësuarit përmes eksperimentimit, duke u ofruar pjesëmarrësve mundësinë të zhvillojnë aftësi të reja dhe të eksplorojnë ide përmes praktikës.
Podcast Lab – Gent Gorani
Nga ideja te realizimi i një podcasti! Pjesëmarrësit/et do të eksplorojnë të gjitha fazat e krijimit të një podcasti, nga konceptimi dhe incizimi i audios, te xhirimi i videos dhe editimi, duke fituar njohuri praktike për krijimin e përmbajtjes audio-vizuale.
3D Printing – Kushtrim Thaqi
Një mundësi për të zbuluar botën e printimit 3D, nga krijimi dhe përgatitja e fajllave digjitalë deri te përdorimi praktik i printerit 3D. Përmes këtij procesi, pjesëmarrësit/et do të njihen me hapat që e shndërrojnë një ide digjitale në një objekt fizik.
Co-Creation Sessions është një hapësirë për të mësuar aftësi të reja, për të eksperimentuar dhe për të krijuar së bashku, duke inkurajuar shkëmbimin e njohurive dhe bashkëpunimin mes pjesëmarrësve/eve.
Këto sesione janë të hapura për të gjithë ata/ato që duan të mësojnë, të eksperimentojnë dhe të krijojnë në grup — pa marrë parasysh përvojën e mëparshme, moshën apo gjininë.
Regjistrohu për pjesëmarrje
https://forms.gle/2mYeH9GEVD2LDb4U6
Vendet janë të kufizuara, prandaj siguro vendin tënd duke u regjistruar përmes linkut më së largu deri me datën 04 nëntor.
Në fund të sesioneve, të gjithë pjesëmarrësit/et do të pajisen me një certifikatë pjesëmarrjeje
—
Shtatëmbëdhjetë përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) përmes programit ‘EJA Kosovo’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia. Po ashtu nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit dhe Kryeqyteti Prishtina.







