Udhëhequr nga Lumturie Krasniqi
29-30-31.05.2026 / 13:00 – 16:00 / Rezidenca 17
Përgjatë sesioneve treditore, pjesëmarrësit/et do të eksplorojnë procesin e riciklimit të letrës si një formë krijimi dhe transformimi. Duke punuar me materiale të përdorura, letra do të rikrijohet në forma të reja përmes ujit, përzierjes dhe eksperimentimit me ngjyrë.
Dy ditët e para fokusohen në krijimin e materialit, prodhimin e letrës së ricikluar dhe eksplorimin e ngjyrës, teksturave dhe transparencës, përmes një procesi të hapur dhe interaktiv.
Dita e tretë i dedikohet ndërhyrjes mbi materialin e krijuar. Çdo pjesëmarrës do të realizojë një gjest të thjeshtë mbi letrën e vet, përmes vizatimit, shkrimit apo formësimit , duke i dhënë një drejtim personal materialit.
Këto ndërhyrje do të vendosen më pas në hapësirë si një kompozim i përbashkët, duke reflektuar procesin kolektiv të rikrijimit.
Lumturie Krasniqi (l. 1997) është artiste vizuale me bazë në Prishtinë, Kosovë. Me diplomë bachelor në pikturë dhe aktualisht duke përfunduar studimet master, ajo punon në mediume si piktura, instalacioni dhe eksperimenton me dritën dhe transparencën. Praktika e saj hulumton aspekte shpesh të anashkaluara të jetës bashkëkohore, duke ngritur pyetje ekzistenciale dhe duke eksploruar ndërveprimin e të kundërtave: lidhjen dhe ndarjen, shpirtin dhe materien, frikën dhe dashurinë, njerëzoren dhe natyrën. Krasniqi ka ekspozuar punën e saj në shumë ekspozita, përfshirë Silent Threads, Resounding Kosova në GALLERIA CONTINUA (2025), Awakening—the 14th Biennial of Young Artists në Museum of Contemporary Art (2023), si dhe MANIFESTA 14 Biennale në Pristina (2022).
Për të qenë pjesë e Co-creation Sessions regjistrohu në link, më së largu deri me datën 25 maj:
https://forms.gle/1mCLHW5NLNEHB4jX7
—–
Shtatëmbëdhjetë përkrahet nga Fondacioni për Shoqëri Civile Kosovare (KCSF) përmes programit ‘EJA Kosovo’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia. Po ashtu nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit dhe Kryeqyteti Prishtina.







