Udhëhequr nga Fllanza Bytyçi
29-30-31.05.2026 / 13:00-16:00 / Rezidenca 17
Përgjatë tre ditëve ideja është të krijohet një hapësirë praktike ku pjesëmarrësit bashkëpunojnë për të përgatitur receta me bazë vegjetariane. Qëllimi është të mësohet se si, me pak përbërës, mund të krijohet një pjatë e lehtë, e shëndetshme dhe e plotë. Gjatë punëtorisë, pjesëmarrësit/et do të eksplorojnë mënyra të ndryshme për të përdorur të njëjtat perime në disa forma: si sallatë, dip apo pjatë kryesore. Një fokus i veçantë do të jetë edhe përdorimi i pjesëve të mbetura (prerjeve) për të krijuar salca apo përbërës shtesë, duke reduktuar mbeturinat dhe duke rritur kreativitetin në kuzhinë.
Fllanza Bytyçi ishte themeluesja e konceptit inovativ të restorantit, Korë (Ha Pi Me Mase). Me një sfond në artin kulinarik nga Shqipëria dhe në teknologjinë ushqimore nga Kosova, ajo ka një pasion të madh për gastronominë dhe vlerëson fuqinë e ushqimit. Në praktikat e saj të punës, ajo mbështetet te koncepti i zero waste si një qasje krijuese në gastronomi që ndihmon në zhvillimin e shijeve unike dhe të pasura. Përmes eksplorimit të mënyrës së të pamurit dhe të ndjeshmërisë, ajo nxit që gjithë zinxhiri ushqimor të jetë më I qëndrueshëm, nga mbjellja,gatimi e deri tek servimi. Praktikat e saj përfshijnë një evolucion të gatimit dhe eksplorim të shijeve të reja, duke treguar se si çdo mbetje mund të transformohet në diçka të veçantë dhe të vlefshme, duke e bërë pjatën më të qëndrueshme dhe më të pasur në shije.
Për të qenë pjesë e Co-creation Sessions regjistrohu në link, më së largu deri me datën 25 maj:
https://forms.gle/1mCLHW5NLNEHB4jX7
—
Shtatëmbëdhjetë përkrahet nga Fondacioni për Shoqëri Civile Kosovare (KCSF) përmes programit ‘EJA Kosovo’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia. Po ashtu nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit dhe Kryeqyteti Prishtina.







