29-30-31.05.2026
13:00 – 16:00
Rezidenca 17
Pas suksesit të vitit të kaluar, rikthehemi me një edicion të ri të Co-creation Sessions — këtë herë me sesione të bashkëkrijimit që ndërthurin ushqimin, riciklimin e letrës dhe tingullin në procese kreative dhe bashkëpunuese.
Çfarë do të ketë?
Sustainable Lunchcraft: Turn Less into Lunch/Plate – Fllanza Bytyçi
Eksploroni mënyra kreative për të përgatitur pjata vegjetariane me pak përbërës. Nga sallata te dip-et dhe pjatat kryesore, do të mësoni si të përdorni çdo pjesë të ushqimit dhe të reduktoni mbeturinat në kuzhinë.
Paper Recycling: In Re-creation – Lumturie Krasniqi
Një proces treditor ku letra e përdorur shndërrohet në forma të reja përmes eksperimentimit me teksturë, ngjyrë dhe transparencë, duke përfunduar në një instalacion kolektiv.
Transform Anything into an Instrument: Playtron Sessions – Tomor Kuçi
Regjistroni, transformoni dhe krijoni tinguj të rinj përmes sintezës dhe samplingut. Procesi kulmon me një jam session final, ku pjesëmarrësit performojnë së bashku. Instrumentistët/et janë veçanërisht të mirëpritur!
Këto sesione janë të hapura për të gjithë ata/ato që duan të mësojnë, të eksperimentojnë dhe të krijojnë në grup — pa marrë parasysh përvojën e mëparshme, moshën apo gjininë.
Regjistrohu për pjesëmarrje
Vendet janë të kufizuara, prandaj siguro vendin tënd duke u regjistruar përmes linkut më së largu deri me datën 25 maj
https://forms.gle/1mCLHW5NLNEHB4jX7
Në fund të sesioneve, të gjithë pjesëmarrësit/et do të pajisen me një certifikatë pjesëmarrjeje
—
Shtatëmbëdhjetë përkrahet nga Fondacioni për Shoqëri Civile Kosovare (KCSF) përmes programit ‘EJA Kosovo’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia. Po ashtu nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit dhe Kryeqyteti Prishtina.







