Erëmirë Krasniqi është përzgjedhur për programin Styria-Artists-in-Residence për vitin 2025 në Graz. Çdo vit, Shtatëmbëdhjetë dhe Qeveria Rajonale e Styrias shkëmbejnë nga një artiste/e mes Kosovës dhe Grazit.
Gjatë rezidencës së saj tremujore, nga nëntori 2025 deri në janar 2026, Krasniqi do të hulumtojë dhe shkruajë për historinë e video artit në dekadën e pas Luftës së Kosovës të vitit 1999, duke u fokusuar te artistët që përdorën këtë medium për të trajtuar traumën e luftës, pabarazitë gjinore dhe konceptet gjithnjë në ndryshim të kombësisë deri në pavarësinë e Kosovës në vitin 2008. Gjatë qëndrimit në Graz, ajo do të jetë e lidhur me Camera Austria, një revistë ndërkombëtare që i dedikohet mediave bazuar në lensë, ku do të konsultojë arkivin dhe bibliotekën e tyre. Para fillimit të rezidencës, Krasniqi solli vështrimin e saj kritik te Camera Austria, ku në numrin 171 shkroi mbi Bienalen e 13-të të Berlinit për Art Bashkëkohor: passing the fugitive on.
Erëmirë Krasniqi është kritike arti me bazë në Prishtinë. Shkrimet e saj janë botuar në Artforum, frieze, Springerin dhe ArtReview, ndër të tjera.







