Mentor: Kushtrim Thaqi
Data: 07-08-09.11.2025
Ora: 13:00 – 16:00
Vendi:Rezidenca 17
Ju ftojmë të bëheni pjesë e një punëtorie praktike dhe krijuese, ku do të eksplorojmë bazat e modelimit në 3D dhe do të mësojmë teknikat kryesore për ta kthyer një ide apo objekt fizik në një model të printueshëm. Gjatë punëtorisë, do të punojmë me objekte reale që ndodhen në hapësirën e Rezidencës 17, duke i modeluar ato në mënyrë dixhitale dhe më pas duke i realizuar fizikisht përmes printimit 3D. Çdo pjesëmarrës pritet që në fund të ketë të përfunduar modelin e tij/saj të një objekti të zgjedhur, i cili më pas do të printohet dhe do të bëhet pjesë e një koleksioni të përbashkët, që do të ekspozohet si rezultat i procesit kolektiv dhe bashkëpunues të punëtorisë.
Nuk është e nevojshme të kesh përvojë të mëparshme – mjafton kurioziteti, dëshira për të mësuar, dhe gatishmëria për të eksperimentuar me teknologji kreative.
Kushtrim Thaqi është një 3D gjeneralist me një gamë të gjerë punimesh dhe projektesh të krijuara dhe drejtuar nga ai. Ai ka punuar si drejtor artistik dhe 3D artist/animator për kompani të njohura botërore duke përfshirë këtu: Mastercard, Bored Apes Yacht Club, Clash of Clans, Opsive, Efir Media dhe Sensity.io, që kanë pasur një ndikim pozitiv në portofolin e tij dhe në zhvillimin e tij profesional në 3D.
Në fund të sesioneve, të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë pjesëmarrjeje.
Vendet janë të kufizuara, ndaj regjistorhuni për të siguruar vendin tuaj!
Afati i fundit për regjistrim është data 3 nëntor.
Për të qenë pjesë e punëtorisë regjistrohu në link: https://forms.gle/LzJu6JhjpFa5NfFDA
—
Programi i Rezidenca 17 mbështetet nga Fondacioni për Shoqëri Civile Kosovare (KCSF) përmes programit ‘EJA Kosovo’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit; Kryeqyteti Prishtina dhe SMART Balkans.







