Mentor: Tomor Kuçi
Data: 07-08-09.11.2025
Ora: 13:00 – 16:00
Lokacioni: Rezidenca 17
Gjatë këtyre co-creation sessions do të aplikohen teknika të ndryshme të sintezes dhe sample-ing për krijimin e tingujve të ri për përdorim kreativ muzikor. Gjatë sesioneve do të kete edhe hapësire kohore ku pjesëmarrësit do të dalin në natyrë dhe pjesë të ndryshme të qytetit për të incizuar tinguj të ndryshëm me anë të telefonave personal, por gjithashtu do të incizojne edhe zërat e tyre për përdorim kreativ muzikor. Gjatë sesioneve, ata tinguj do të përdoren si material për të krijuar tinguj/instrumente të reja per krijimin e një ideje muzikore e cila do të prezantohet ditën e fundit të sesionit.
Tomor Kuçi është producent muzikor, kompozitor/kantautor dhe një nga themeluesit e fakultetit të parë të muzikës moderne në Kosovë, ku ligjëron lëndët e audio produksionit. Ka përfunduar studimet master në Audio Produksion në University of Westminster, Londër, me profesorë që kanë punuar me artistë si U2, Depeche Mode, Nick Cave, David Bowie, Underworld, etj. Është njohur si kantautor dhe vokalist me bendin The Freelancers, me të cilin ka realizuar një album me 12 këngë dhe ka performuar në festivale ndërkombëtare si Sziget Festival dhe Exit Festival. Me grupin Oborri ka realizuar një album me 14 këngë dhe ka zhvilluar turne ballkanik. Ka kompozuar dhe performuar muzikë në më shumë se 10 shfaqje teatrale. Ka bashkëpunuar si producent/inxhinier dhe muzikant me artistë vendor dhe ndërkombëtar si dhe është vlerësuar me çmime për punën e tij, përfshirë “Best Original Score” në Sapporo International Short Film Festival në Japoni, ku ishte një nga kompozitorët e muzikës së filmit. Ka mbi 15 vite përvojë në skenën muzikore.
Në fund të sesioneve, të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë pjesëmarrjeje.
Vendet janë të kufizuara, ndaj regjistorhuni për të siguruar vendin tuaj!
Afati i fundit për regjistrim është data 3 nëntor.
Për të qenë pjesë e punëtorisë regjistrohu në link: https://forms.gle/LzJu6JhjpFa5NfFDA
—
Programi i Rezidenca 17 mbështetet nga Fondacioni për Shoqëri Civile Kosovare (KCSF) përmes programit ‘EJA Kosovo’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit; Kryeqyteti Prishtina dhe SMART Balkans.







