07-08-09.11.2025 / 13:00 – 16:00 / Rezidenca 17
Me datat 7, 8 dhe 9 nëntor 2025, në Rezidenca 17, organizojmë një seri prej katër punëtorish kreative që synojnë të sjellin së bashku pjesëmarrësit/et përmes procesit të bashkëkrijimit.
Ky program është menduar si një eksperiencë që shkon përtej të mësuarit tradicional. Çdo pjesëmarrës/e do të ketë mundësinë të përfshihet në një punëtori intensive ku përfshihen teknika krijuese, angazhim praktik dhe punë në grup, duke punuar krah individëve me interesa dhe energji të ngjashme. Punëtoria e riciklimit të letrës do të udhëhiqet nga Lumturie Krasniqi, e cila sjell një qasje artizanale dhe të qëndrueshme ndaj materialeve të përdorura. Tomor Kuçi do të drejtojë punëtorinë për krijimin e tingujve me Playtronica, duke ftuar pjesëmarrësit të eksplorojnë muzikën dhe ndërveprimin përmes teknologjisë. Gent Gorani do të udhëheqë procesin e krijimit të një podcast-i, nga ideja deri te regjistrimi, ndërsa Kushtrim Thaçi do të prezantojë botën e printimit 3D, duke ofruar qasje praktike në krijim përmes teknologjisë bashkëkohore.
Përveç përfshirjes në punëtori, pjesëmarrësit do të kenë hapësirë për socializim, rrjetëzim dhe ndarje eksperiencash me të tjerë që ndajnë pasionin për krijimtarinë dhe inovacionin.
Në fund të sesioneve, të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë pjesëmarrjeje.
Vendet janë të kufizuara, ndaj regjistorhuni për të siguruar vendin tuaj!
Regjistrohu këtu: https://forms.gle/2UQA97giDLH2bt638
—
Programi i Rezidenca 17 mbështetet nga Fondacioni për Shoqëri Civile Kosovare (KCSF) përmes programit ‘EJA Kosovo’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit; Kryeqyteti Prishtina dhe SMART Balkans







