Shtatëmbëdhjetë është duke kërkuar një person për punë praktike me orar të plotë me pagesë, në Rezidenca 17. Nëse jeni entuziast/e dhe keni dëshirë të bëheni pjesë e ekipit të Shtatëmbëdhjetë, atëherë dërgojeni një përshkrim të shkurtër për veten dhe motivimin tuaj për tu angazhuar në këtë pozitë.
Aplikimin dërgojeni në e-mailin [email protected] (me përshkrimin në subjekt Punë praktike/Rezidenca 17).
Detyrat:
-Kontribuon në organizimin e aktiviteteve dhe akomodimin e nevojave të përdoruesve të studiove të punës në Rezidenca 17;
-Përgatitë hapësirën për aktivitetet të cilat zhvillohen;
-Asiston për logjistikën e Rezidenca 17;
– Mosha 18-24
– Angazhimi (13 Tetor – 31 Dhjetor 2025)
– Pagesa (200) euro neto
Afati i fundit për aplikim është 08.10.2025
—
Programi i Rezidenca 17 mbështetet nga Fondacioni për Shoqëri Civile Kosovare (KCSF) përmes programit ‘EJA Kosovo’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit; Kryeqyteti Prishtina dhe SMART Balkans.







