Drunjtë/Njeriu/Simbiozë
Rea ka studiuar në Fakultetin Ekonomik dhe ka një pasion të madh për hulumtimet dhe metodat hulumtuese. Ajo është angazhuar vazhdimisht në projekte hulumtuese, duke parë këtë si një mundësi për të adresuar tema të rëndësishme për shoqërinë dhe për të krijuar një realitet më të mirë për të dhe jo vetëm.
Aktualisht ajo është pjesë e Rezidencës INFRARED si hulumtuese dhe aktiviste. Në kuadër të këtij programi ajo, do të zhvillojë një hulumtim mbi ambientin, me fokus në hapësirat e gjelbra dhe rolin e drunjëve në kultivimin e tyre. Kjo temë është veçanërisht e rëndësishme pasi ka mungesë infromacioni mbi gjendjen aktuale të këtyre zonave dhe ndikimin e njeriut në shkatërrimin ose zhvillimin e tyre. Hulumtim i saj do të ofrojë statistika mbi gjendjen reale në nivel vendi, që do të shërbejnë si burime të hapura për studjues, arkitektë, dizajnerë dhe artistë, për t’i ndihmuar ata të ofrojnë propozime kreative që do të ndërgjegjësojnë qytetarët për rëndësinë e hapësirave publike dhe përmirësimin e tyre. Rea synon të mbledhë opinione nga qytetarët dhe profesionitët për mungesën e drunjtëve, si tejet të rëndësishme për qëndrueshmërinë e hapësirave të gjelbra. Qëllimi i saj është të rrisë ndërgjegjësimin e publikut për rëndësinë e botës bimore dhe nevojën për mbrojtjen e saj, duke siguruar të dhëna për gjendjen aktuale dhe duke i ofruar ato si burime të hapura për studim të mëtutjeshëm.
—
Programi i Rezidenca 17 përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia; Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kryeqyteti Prishtina, SMART Balkans.