Shtatëmbëdhjetë mirëpret aplikime nga artistë/e të mediumeve të ndryshme, hulumtues/e, teoricient/e, shkrimtar/e, shkencëtar/e nga Kosova për qëndrim 1 – 3 muaj në Rezidenca 17, në kuadër të programit INFRARED.
Rezidenca e Artit INFRARED fokusohet në çështjet që kanë të bëjnë me ambientin dhe ka për qëllim të promovoj zhvillimin hulumtues dhe artistik rreth saj. INFRARED është zhvilluar duke u bazuar në natyrën e rrezes infra të kuqe e cila në përgjithësi është e padukshme për syrin e njeriut, por që mund të ndjehet si nxehtësi dhe mund të shihet vetëm nën rrethana të caktuara me pajisje të veçanta. Në të njëjtën vijë të mendimit, Rezidenca e Artit INFRARED aspiron përmes artit të identifikoj çështje emergjente të ambientit. Prandaj, përfshin të gjitha llojet e qasjeve për qëllim rezidencës përtej zhvillimit artistik. Në këtë mënyrë INFRARED përmes rezidencave mëton të krijoj dialog publik mbi çështjet e ambientit.
Ky program mbështet procesin e zhvillimit të një ideje hulumtuese apo eksperimentuese, organizimin e një bisede/prezantimi publik dhe qasje të hapur të punës përmes formatit të open-studio.
Periudha e rezidencës: 1 deri në 3 muaj | Prill – Qershor 2025
Diciplinat/mediumet: Artistë/e të të gjitha mediumeve | Hulumtues/e | Teoricient/e Shkrimtar/e | Shkencëtar/e
Studio/hapësirë pune: Dhoma e bashkëpunimit, Studiot e punës (3 dhoma), Interdisciplinary Room | Tavolina pune, Karrige, Llampa, Pajisje pune, AV Room | Projektor, Kamerë, PC, sistem zerimi, pajisje incizimi dhe Podcast, Printing Room | Printer 3D, Skaner, Printer bardh e zi dhe me ngjyra
Mbështetja financiare për projektin hulumtues | 650€ net
Informata rreth aplikimit
Për të qenë pjesë e programit të Rezidencës 17 i/e interesuari/a duhet të dorëzojnë CV, portfolio (për artistë/e)dhe një propozim të shkurtër (deri në 500 fjalë) rreth interesave mbi temën e ambientit.
Ju lutem dërgoni aplikimin tuaj deri me datën 1 mars 2025 në emailin [email protected]
—
Programi i Rezidenca 17 implementohet në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe mbështet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, KCSF dhe SMART Ballkans.