Program i Rezidencës në Rezidenca 17
Shtatëmbëdhjetë, në bashkëpunim me Milvus Artistic Research Center (MARC), fton artistët/et vendorë të aplikojnë për një mundësi unike rezidence, me fokus në fushën e arteve vizuale, sound, vallëzim ose koreografi. Ky program do të mbështesë dy artistë vendorë duke ofruar hapësirë në studio në Rezidenca 17 për një periudhë prej tre javësh- 18 nëntor deri me 7 dhjetor 2024. Gjatë rezidencës, pjesëmarrësit/et e përzgjedhur do të marrin mbështetje për prodhim nga Shtatëmbëdhjetë. Pjesëmarrësit janë të mirëpritur të prodhojnë punë së bashku gjatë qëndrimit; megjithatë, kjo nuk është e domosdoshme.
Pikat kryesore të programit:
• Kohëzgjatja e Rezidencës: 3 javë hapësirë studio në Rezidenca 17
• Mbështetja: Secili pjesëmarrës do të marr:
○ 850 euro bruto honorar
○ 300 euro bruto buxhet për prodhim
Kriteret e pranimit:
• Thirrja është e hapur për artistët vendorë që ushtrojnë veprimtari në fushën e arteve vizuale, vallëzimit ose koreografisë.
• Pjesëmarrësit duhet të jenë të disponueshëm për të gjithë periudhën tre-javore të rezidencës në Rezidenca 17.
Si të aplikoni: Artistët e interesuar duhet të dorëzojnë:
• Portfolion me veprat e fundit
• Deklaratë artistike (maksimumi 300 fjalë)
Kërkesat:
Rezidenca juaj përfundon me një ngjarje publike. Sipas preferencave tuaja, ajo mund të jetë në një nga format e mëposhtme (ose diçka tjetër bazuar në interesat tuaja):
• Studio e hapur
• Bisedë me artistin/en
• Punëtori për komunitetin vendor
Afati i fundit për aplikimi: 4 nëntor 2024
Dërgoni aplikimin në: [email protected]
Mos humbisni mundësinë për të zgjeruar praktikën tuaj dhe për të qenë pjesë e kësaj bashkëpunimi midis Shtatëmbëdhjetë dhe MARC!
Rreth këtij bashkëpunimi:
Milvus Artistic Research Center (MARC) është një qendër ndërkombëtare rezidencash që avokon për artistët në fushat e vallëzimit, koreografisë dhe arteve pamore përmes rezidencave, rrjetëzimit, mentorimit dhe dialogut me komunitetet vendore në Skåne. Bazuar në një fabrikë këpucësh të shekullit të 19-të në qytetin e vogël Knislinge, MARC angazhon një popullatë të larmishme, duke theksuar të drejtën e çdo personi për kulturë përmes programeve publike gjatë gjithë vitit, përfshirë performanca, punëtori, ekspozita, instalacione dhe ndërhyrje. Përmes aktiviteteve pedagogjike të vazhdueshme, MARC krijon një hapësirë të sigurt dhe demokratike për publikun dhe artistët, duke ndarë perspektiva, përvoja dhe vlera në një komunitet rural ekonomikisht të sfiduar dhe të nënshërbyer. Për më shumë informata kliko linkun: https://www.milvusart.se/.
Shtatëmbëdhjetë ka vizion që qytetarët e të gjitha gjinive të marrin pjesë dhe të kontribuojnë në mënyrë kuptimplotë dhe të lirë në komunitet dhe jetën publike përmes kulturës, edukimit dhe aktivizmit. Misioni i tij është të nxisë ndryshime pozitive në shoqëri përmes fuqizimit të komuniteteve me anë të aktivizmit kulturor. Programet primare të Shtatëmbëdhjetë janë Arti & Edukimi, Aktivizmi Kulturor dhe Hapësira. Këto programe janë në linjë me prioritetet strategjike të fondacionit, të cilat artikulojnë vizionin e tij gjithëpërfshirës: Hapësira publike, Aktivizmi kulturor, politikbërja, avokimi, Ambienti, Çështjet Gjinore, Zhvillimi i komunitetit dhe bashkëpunimi, Demokracia dhe të drejtat e njeriut. Fondacioni menaxhon dy hapësira të rëndësishme: Galeria 17 dhe Rezidenca 17, të cilat shërbejnë si qendra për edukim, aktivizëm dhe eksplorim artistik guximtar.
Bashkëpunimi midis MARC dhe Shtatëmbëdhjetë mbështetet nga një grant i financimit fillestar nga Instituti Suedez (SI) përmes Programit të Partneriteteve Kreative 2024.