Ermir Zhinipotoku (lindur në vitin 1997) është një artist vizual nga Prishtina, Kosovë. I diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Prishtinë në vitin 2019. Ai trajton pikturën si një proces të ndjeshmërisë intuitive, duke eksploruar absurditetin, thellësinë dhe ekzistencen njerëzore. Çdo vepër shërben si një ditar vizual, një shprehje abstrakte dhe figurative që reflekton një heshtje intime. Procesi i tij krijues është i rrënjosur në poetikën e qetësisë, ku ne te mishëron ekzistencën.
Përmes një gjuhe që ndërthur satirën dhe tragjedinë, Zhinipotoku shpreh një ndjesi delikate, ku të kuptuarit dhe humbja e tij janë njësoj të ndërlidhura. Krijimtaria e tij është një udhëtim i brendshëm, një përballje me narrativat shpirtërore dhe shtresëzimet vizuale që e shtrijnë realitetin përtej kufijve të zakonshëm. Në formë, ajo shfaqet si një dialog midis abstraktes dhe figuratives, ku tensioni i vazhdueshëm mes reales dhe ëndrrës krijon hapësira të heshtura.
Ekspozita personale dhe grupore: Ephemeral Echos (Lambdalambdalambda) Prishtine; Prej studios (Muzeu Historik Kombetar) Tirane; I sing the body electric, the armies of those I love (Barabar Center) Prishtine; Here today, gone tomorrow (Room five studio) Prishtine; Internal (Room five studio) Prishtine; New Grand (Manifesta 14) Prishtine; Nothing like home(Lambdalambdalambda) Prishtine; External (Galeria Kombetare) kolektivi Hap Prishtine.
Projekte te tjera artistike: Scenography and Artworks: Short Poems and Other Tales, A play by Valdrin Thaqi (Kati i 6-te Grand Hotel) Prishtine; Skenografi, Filmi “Bota jone” Kosove. Bashkethemelues i HAP – Kolektivi i Artit Bashkekohor.
Ermiri është përfitues i programit tre-javor të rezidencës në Knislinge, në jug të Suedisë, një bashkëpunim midis Shtatëmbëdhjetë dhe Milvus Artistic Research Center (MARC)
—
Bashkëpunimi midis MARC dhe Shtatëmbëdhjetë mbështetet nga një grant i financimit fillestar nga Instituti Suedez (SI) përmes Programit të Partneriteteve Kreative 2024.