Kaltrina Berisha është një nga përfitueset e programit të rezidencës, një bashkëpunim mes Shtatëmbëdhjetë dhe Milvus Artistic Research Center MARC. Për tri javë Kaltrina do të punoj në projektin e saj “The Power of a Human Touch” në Rezidenca 17.
“The Power of a Human Touch” është një instalacion interaktiv që eksploron fuqinë transformuese të prekjes dhe krijimtarisë njerëzore. Me ndihmën e pajisjeve si Playtronica MIDI dhe TouchDesigner, objekte të zakonshme (p.sh. një tullë) aktivizojnë projeksione që tregojnë arritjet e mahnitshme të njerëzimit, nga ndërtesat ikonike te monumentet historike. Ky instalacion na kujton se edhe materialet më të thjeshta fshehin mundësi të jashtëzakonshme. Çdo prekje çon shikuesin në një udhëtim nga e zakonshmja drejt të jashtëzakonshmes, duke na frymëzuar të besojmë në aftësinë tonë për të krijuar dhe për të ndikuar botën përreth nesh.
Kaltrina Berisha është një artiste multimediale me bazë në Prishtinë. Ajo ka studiuar Grafikë dhe Multimedia në LABA Firenze, ku ka zhvilluar aftësitë e saj në kombinimin e formave tradicionale dhe dixhitale të artit. Karriera e saj e hershme u fokusua në stop-motion dhe animacion 2D, ku përvetësoi krijimin e vizualeve të detajuara, dinamike dhe tregimeve tërheqëse. Aktualisht, është në fazat e para të animacionit të saj të parë të shkurtër. Në vitet e fundit, Kaltrina ka filluar të eksperimentojë me mediat e reja, duke përfshirë dhe projektimin me hartëzim (projection mapping). Ky eksplorim i ka mundësuar të bashkojë animacionin me instalacione të mëdha dhe përfshirëse, duke krijuar eksperienca shumë-sensore dhe tërheqëse. Puna e saj reflekton një angazhim të thellë ndaj inovacionit, duke integruar në mënyrë të përsosur teknikat tradicionale me teknologjinë e avancuar për të riformuluar mundësitë e artit multimedial.
—
Bashkëpunimi midis MARC dhe Shtatëmbëdhjetë mbështetet nga një grant i financimit fillestar nga Instituti Suedez (SI) përmes Programit të Partneriteteve Kreative 2024.