Eranda Bokshi është një autore e re nga Prishtina. Ajo filloi të shkruante poezi në moshë të re dhe më vonë ndoqi studimet për filozofi në Fakultetin Filozofik në Prishtinë. Përveç poezisë, Eranda shkruan tregime të shkurtra, shpesh të ndërthurura me elemente filozofike. Punimet e saj janë botuar nga institucione dhe platforma të ndryshme.
Përtej shkrimit, Eranda është thellësisht e përfshirë në art dhe kulturë, me një interes të veçantë në përfshirjen e mediumeve të ndryshme, si filmi dhe kinemaja, si mjete dhe forma të vetë-shprehjes. Ajo angazhohet në mënyrë aktive në iniciativa sociale, duke u fokusuar në tema si shëndeti mendor, të drejtat e grave dhe edukimi në Kosovë. Interesat e saj intelektuale përfshijnë ekologjinë, feminizmin, teorinë kritike dhe fusha të tjera të mendimit filozofik bashkëkohor. Në të ardhmen, ajo synon të eksplorojë rrugë të reja krijuese, duke kombinuar njohuritë e saj filozofike me forma të ndryshme artistike. Kjo përfshin eksperimentimin me projekte multimediale, zhvillimin e një platforme për diskutime kritike mbi artin dhe kulturën dhe shkrimin e veprave që ndërthurin trillimet me kërkimin filozofik.
Eranda është përfituese e programit të Rezidencës “Matanë” për vitin 2024, një bashkëpunim midis Shtatëmbëdhjetë në Prishtinë, Art House në Shkodër dhe Kontrapunkt në Shkup. Eranda është pjesë e programit të rezidencës në Shkup.
—–
Programi i Rezidenca 17 zbatohet në bashkëpunim me @Kryeqyteti Prishtina dhe @AICS Tirana në kuadër të “@Culture and Creativity for the Western Balkans, (@CC4WB’s) projekt i financuar nga Bashkimi Evropian që synon të nxisë dialog në Ballkanin Perëndimor duke rritur sektorët kulturorë dhe krijues për rritjen e ndikimit socio-ekonomik.
Mbështetur nga: @SMART Balkans #SMARTBalkansProject#SupportedbyNorway#RegionalGrant#CPCDba#IDM
@European Union in Kosovo, @Agenzia Italiana per la Cooperazione allo Sviluppo #CC4WBs, #CCI#culture, #EU, #art, #creativeindustries, #creativity, #media, #genderequality, #WesternBalkans