Laureta Hajrullahu është artiste multimediale, me bazë në Prishtinë. Puna e saj artistike eksploron privatësinë, intimitetin, politikat e trupit, ekosistemet digjitale, video-lojërat dhe të ardhmet e pamundura. Përmes punës së saj në media digjitale, ajo prezanton këndvështrime të ndryshme kritike mbi ‘realitetin’. Këtë ajo e bënë përmes dekonstruimit dhe rivlerësimit të vazhdueshëm të kufijve mes botës virtuale dhe asaj fizike. Laureta në këtë kohë është artiste në rezidencë në Forum Stadtpark, Graz në kuadër të Styria-Artist-in-Residence Program, ishte pjesë e Manifesta Biennale 14, Gjon Mili në Galerinë Kombëtare të Kosovës dhe ka marrë pjesë në ekspozitat në Qendrën për Art Bashkëkohor në Mal të Zi, Institutin për Art Bashkëkohor – ISU, Galeria 17 në Prishtinë, Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë, mes tjerash.