Trina Hashani, një artiste e re nga diaspora (Londra) me rrënjë kosovare, ka një diplomë Bachelor në Artet e Bukura nga UAL Chelsea. Ajo përdor një gamë të larmishme mediumesh duke përfshirë skulpturën, pikturën, instalacionin, fotografinë dhe videon për të rritur ndërgjegjësimin për mjediset e neglizhuara të shënuara nga praktika shkatërruese. E rritur në Londër dhe duke dëshmuar neglizhencën graduale të vendlindjes së saj familjare në Obliq dhe Hade, ajo synon të theksojë rëndësinë e ruajtjes së një mjedisi të shëndetshëm përmes artit dhe kërkimit të saj. Trina eksploron sesi hapësirat ndikojnë në identitetin dhe zbulimin, duke u përpjekur të ndërtojë komunitete me prejardhje të përbashkët, ndërsa shpreh historinë gojore të brezave të ndryshëm mes neglizhencës dhe shkatërrimit përmes artit pamor. Gjithashtu, ajo fokusohet në lidhjen e hapësirave që janë lënë pas dore ose braktisur për të kërkuar një rezultat pozitiv, ajo po synon rindërtimin dhe përmirësimin e qëndrueshëm në vend që t’i dorëzohet ideologjisë së ndikimeve perëndimore ose të bëhet një shkreti.
—-
Programi i Rezidenca 17 zbatohet në bashkëpunim me Kryeqyteti Prishtina, Drejtoria e Kulturës dhe AICS Tirana në kuadër të Culture and Creativity for the Western Balkans,(CC4WB’s) projekt i financuar nga Bashkimi Evropian që synon të nxisë dialog në Ballkanin Perëndimor duke rritur sektorët kulturorë dhe krijues për rritjen e ndikimit socio-ekonomik.
Mbështetur nga: SMART Balkans #SMARTBalkansProject#SupportedbyNorway#RegionalGrant#CPCDba#IDM
European Union in Kosovo, Agenzia Italiana per la Cooperazione allo Sviluppo
#CC4WBs, #CCI#culture, #EU, #art, #creativeindustries, #creativity, #media, #genderequality, #WesternBalkans