Ju prezantojmë Ornela Alia, artiste shqiptare e cila aktualisht jeton në Tiranë. Ornela është përfituese e programit të Rezidencës “Matanë” për vitin 2024, një bashkëpunim midis Shtatëmbëdhjetë në Prishtinë, Art House në Shkodër dhe Kontrapunkt në Shkup, dhe në partneritet me Komunën e Prishtinës.
Rreth Ornelës:
E mbështetur nga vlerësimi i saj për kulturën pop, përvojat virtuale dhe objektet e prodhuara në masë, praktika e saj përfshin performanca live me tekst dhe video. Ajo analizon ndikimet që kanë formësuar të kuptuarit e saj për botën, shpesh duke u fokusuar në kulturën perëndimore dhe ndikimin e saj të madh në një vend të ri. Në një mjedis kapitalist me ritme të shpejta, Alia është gjithashtu e interesuar të hetojë marrëdhënien midis fitimit dhe intimitetit, duke parë nga afër dobësinë e ndjenjave, mirëqenies dhe kujdesit. Në tetor 2022, ajo mori çmimin Seed Award nga Prince Claus Fund dhe ka shfaqur punën e saj në hapësira të shumta nëpër Evropë.
Rreth Matanë:
Rezidenca “Matanë” u ofron artistëve nga rajoni i Ballkanit Perëndimor kohë dhe hapësirë të dedikuar për të zhvilluar projekte të reja. Artistët eksplorojnë tema, teknika dhe bashkëpunime të reja, të mbështetura nga qasja në burime në Prishtinë, Shkodër dhe Shkup. Programi kulmon me ekspozita në Rezidenca 17, Art House dhe Kontrapunkt, duke ofruar ekspozim dhe mundësi për reagime dhe bashkëpunim. Shtatëmbëdhjetë pret artistë/e pamor në Rezidenca 17, ndërsa Kontrapunkt fokusohet në punën ndërkulturore dhe ndërdisiplinore. Art House mirëpret artistë audio-vizualë, kineast, studiues, kuratorë dhe shkrimtarë, duke ofruar mentorim dhe akses në hapësirat e studios. Programi synon të stimulojë praktikat kulturore kritike, të nxisë bashkëpunimin, të sfidojë strukturat institucionale dhe të promovojë ndryshimet socio-politike përmes praktikave artistike.
—
Programi i Rezidenca 17 zbatohet në bashkëpunim me Kryeqyteti Prishtina, Drejtoria e Kulturës dhe AICS Tirana në kuadër të Culture and Creativity for the Western Balkans,(CC4WB’s) projekt i financuar nga Bashkimi Evropian që synon të nxisë dialog në Ballkanin Perëndimor duke rritur sektorët kulturorë dhe krijues për rritjen e ndikimit socio-ekonomik.
Mbështetur nga: SMART Balkans #SMARTBalkansProject#SupportedbyNorway#RegionalGrant#CPCDba#IDM
European Union in Kosovo, Agenzia Italiana per la Cooperazione allo Sviluppo
#CC4WBs, #CCI#culture, #EU, #art, #creativeindustries, #creativity, #media, #genderequality, #WesternBalkans