Kohëzgjatja: 20.03.2024 – 11.04.2024
Lokacioni: Rezidenca 17
Fotografi i njohur Ferdi Limani riktheht në Rezidenca 17 për një trajnim të radhës rreth fotografisë dokumentare. Nga data 20 mars deri me 11 prill, pjesëmarrësit/et do të bëhen pjesë e takimeve bashkë me Ferdin ku do të mësojnë më shumë për pjesën e hulumtimit në terren, rreziqet dhe sfidat që janë pjesë e pandashme e këtij procesi. Po ashtu do të bëjnë punë në terren, duke u bazuar në rrëfimin/tregimin që duan të ndjekin/dokumentojnë përmes fotografisë.
Secili/a pjesëmarrës gjatë kësaj periudhe do të zhvillojnë projektin e tyre fotografik hulumtues dhe projektet e tyre do të prezantohen para publikut.
Në fund të viteve 90’ kur vendlindja e tij ishte në mes të mizorive, Ferdi e kuptoi rëndësinë e dokumentimit të historisë. Pas studimeve për gazetari ai filloi të punoj në gazeta ditore në Kosovë dhe bashkëpunoi me agjenci ndërkombëtare të lajmeve. Puna e tij kulmoi kur u angazhua nga Qeveria e Kosovës që të dokumentoj deklarimin e pavarësisë. Ai punoi për media të ndryshme franceze dhe ndërkombëtare në Evropë, Lindje të Mesme dhe Ballkan. Krahas punës si freelancer, ai është kontribuues në Getty Images. Që nga vitit 2022 Ferdi është angazhuar në dokumentimin e gjithë gjatësisë së lumit Drin, projekt ky që synon të rrisë vetëdijen për ndotjen e ujërave në Kosovë.
Aplikuesit/et duhet të kenë:
Njohuri bazike në fotografi
Aparat fotografik dixhital/ apo telefon
Datat e trajnimit:
20, 22, 29 mars dhe 8,9 prill
Ora: 14:00 – 17:00
Për tu bërë pjesë e trajnimit, regjistrohu në link https://forms.gle/f65A6VxPgH68KpTk8 jo më larg se data 18 mars.
—
Programi i Rezidenca 17 zbatohet në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, SMART Balkans, dhe mbështetet nga zyra Rajonale e Agjencisë Italiane për Bashkëpunim Zhvillimor në Tiranë, në kuadër të “Culture and Creativity for the Western Balkans” (CC4WBs), një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian që synon të nxisë dialogun në Ballkanin Perëndimor nga rritja e sektorëve kulturorë dhe krijues për rritjen e ndikimit socio-ekonomik.”