Mentor: Kushtrim Thaqi
Kohëzgjatja: 17 – 25. 11.2023
Lokacioni: Rezidenca 17
Në këtë punëtori do të mësoni bazat dhe metodat e modelimit në 3D në Blender dhe më pas do të mësoni se si t’i printoni ato modele që i keni krijuar. Njohuritë që do të fitoni në këtë punëtori mund të përdoren më pas si një platformë trampoline drejtë profesioneve të ndryshme, dhe kanë potencialin të ju ndihmojnë qoftë drejt një zhvillimi artistik si ne vizualizimin e koncepteve të punëve të ndryshme artistike dhe skulpturave, ose drejt një drejtimi industrial/komercial si: Video Lojërat, Arkitekturë, Reklama, VFX, Website… dhe më shumë.
Çfarë kërkohet për të marrë pjesë në këtë punëtori:
Ju do të keni nevojë për një laptop funksional me një kartë grafike me të paktën 2GB RAM dhe maus. Nuk kërkohet njohuri paraprake mbi modelimin në 3D, vetëm një dëshirë për të mësuar diçka të re dhe të mrekullueshme.
Bio:
Kushtrim Thaqi është një 3D gjeneralist me një gamë të gjerë punimesh dhe projektesh të krijuara dhe drejtuar nga ai. Ai ka punuar si drejtor artistik dhe 3D artist/animator për kompani të njohura botërore duke përfshirë këtu: Mastercard, Bored Apes Yacht Club, Clash of Clans, Opsive, Efir Media dhe Sensity.io, që kanë pasur një ndikim pozitiv në portofolin e tij dhe në zhvillimin e tij profesional në 3D.
Portofolion e tij të animacionit mund ta gjeni në: https://vimeo.com/kushtrimthaqi
Për tu bërë pjesë e punëtorisë regjistrohuni në link, jo më larg se data 13 nëntor 2023: