Rezidenca INFRARED
Ju prezantojmë me Likana Cana dhe projektin e saj This is here, të cilin do ta zhvilloj gjatë qëndrimit në Rezidenca 17.
This is here
Çështja është se, kur kemi të bëjmë me një problem, nuk i kushtojmë vëmendje asaj që problemi po përpiqet të komunikojë por fokusohemi në zgjidhjen e tij në vend se të kujdesemi për të në fillim. Ne krijojmë një të ardhme imagjinare të cilën e mbrojmë nga e tashmja e tmerrshme dhe e papërgjegjshme. Ne shpenzojmë kohë dhe ditë për ta bërë atë të ardhme imagjinare të sigurt, kur në fakt, është momenti i tanishëm që ka nevojë për kujdes. Është problemi që kërkon mirëkuptim. Është problemi që na kërkon të ulemi me të, në vend që të përpiqemi ta zgjidhim menjëherë. Ne krijojmë një vend imagjinar të së ardhmes për t’i shpëtuar shqetësimit të së tashmes, por çfarë dobie do të sjellë kjo ikje, nëse shpëtojmë me një ngarkesë e pambikëqyrur? Duke anashkaluar momentin e tanishëm dhe duke mos u përballur me problemin, ne humbasim aftësinë për të reflektuar, përpunuar dhe njohur veten si pjesëmarrës aktivë në një botë të ndërlidhur. Në vend që të ndihemi të frymëzuar nga përgjegjësia jonë si qenie të ndjeshme në këtë planet, ne paralizohemi nga emergjencat dhe ndjenja e fajit, të paaftë për të bërë një ndryshim. Natyra e veprave që do të zhvillohen në rezidencë na fton të ndërpresim lidhjet me të gjitha marrëdhëniet e tjera kohore dhe të ekzistojmë vetëm në të tashmen. Kërkon që ne të largohemi nga faji, turpërimi dhe katastrofimi dhe thjesht të jemi të pranishëm, sepse të qenit KËTU është një dhuratë dhe një përgjegjësi që ka njerëzimi dhe ne duhet t’i dalim hakesh. Në një farë kuptimi, veprat e artit këtu shihen si një shërbim, duke frymëzuar një mundësi për të qenë të pranishëm dhe për t’u marrë me emocionet tona të dhimbshme, ndërsa transformojnë dhe ri-imagjinojnë hapësirën e rezidencës si një vend të shenjtë të ndërgjegjes. Natyra e ngadaltë pjesëmarrëse e punimeve mund të shihet pothuajse si një praktikë ritualiste, duke i ftuar pjesëmarrësit të merren me veten dhe marrëdhëniet e tyre ekzistuese duke qenë pjesë aktive e punimeve. Dhurata më e madhe që mund t’i bëjmë të ardhmes është duke qenë të vetëdijshëm për momentin e tanishëm.
Kush është Likana?
Praktika personale dhe profesionale e Likanës përfshin eksplorimin e mundësive të mendjes; gjetja e mënyrave më të mira për t’u lidhur me veten, planetin, të tjerët dhe momentin aktual. Vëmendja është mediumi ku loja dhe filozofia mund të shkrihen dhe praktikohen si në mediumet artistike ashtu edhe në ato shkencore dhe është pikërisht mjeti i vëmendjes që Likana eksploron në praktikën e saj artistike dhe shkencore. Ajo është e diplomuar në psikologji kognitive, studiuese e botuar dhe pedagoge. Aktualisht ajo është duke përfunduar doktoraturën në shkenca kognitive. Ajo ka një formim krijues dhe aktualisht është në përfundim të masterit në Art Konceptual. Përveç kësaj, ajo po përgatitet të botojë librin e saj të parë të artit Fluxus, i cili do të jetë një lloj ftese për lexuesit të marrin pjesë në procesin krijues. Nëpërmjet kësaj qasjeje bashkëpunuese, lexuesit zbulojnë mjete të vetëdijesuese brenda vetes. Ajo është një shkrimtare e publikuar dhe bashkëregjisore e disa videove muzikore. Nëpërmjet përzierjes së disa praktikave dhe qasjeve, ajo është e interesuar të na ftojë të gjithëve që të jemi më të vetëdijshëm në momentin aktual.