Në vitin 2022 Shtatëmbëdhjetë nisi bashkëpunimin me Qeverinë Rajonale të Styrias për artistë dhe teoristë në kuadër të programit Styria-Arists-in-Residence. Krahas programit shkëmbimor dhe këtij bashkëpunimi, ju prezantojmë artistin e parë në residencë, Georg Klüver-Pfandtner.
Georg është nga Grazi i cili jeton dhe punon në Graz dhe Vjenë. Qasja e tij artistike është multidisiplinare dhe vepron në kryqëzimin e arteve pamore, teatrit/performancës dhe një praktike të angazhuar shoqërore. George kombinon media të ndryshme dhe gjuhë formale si fotografia, video, skulptura, instalimet, performanca, tekstilet, teksti, teoria queer dhe kërkimi artistik. Atij i intereson përvoja e përbashkët e bashkësisë sonë të tanishme: Qoftë “natyra e marrëdhënieve”, hierarkitë normative shoqërore dhe politike, të cilat strukturojnë dhe ritmojnë të tashmen tonë.