Shtatëmbëdhjetë, falë bashkëpunimit me Qeverinë Rajonale të Styrias për artistë dhe teoristë në kuadër të programit Styria-Arists-in-Residence, krahas programit shkëmbimor prezanton artisten e dytë në rezidencë për vitin 2022, Veronika Eberhart.
Veronika Eberhart është një artiste pamore dhe muzikante me bazë në Vjenë. Përdorimi i medias në veprat e saj dallohet si për muzikalitetin e lartë ashtu edhe për negocimin e çështjeve konceptuale me ndjeshmërinë e praktikave artistike të pozicioneve feministe. Ajo ka përfunduar studimet për Sociologji në Universitetet e Vjenës dhe Kopenhagës dhe atë të Arteve të Bukura në Akademinë e Vjenës. Së fundmi ajo ka prezantuar ekspozita personale në shkollën Vjenë (2021), New Jörg, Vjenë (2019), Bazament Art Space, Tiranë (2018), Neue Galerie Graz / Studio (2017) dhe është prezantuar në ekspozita grupore në Belvedere 21, Vjenë(2021), MAK Center, Los Angeles (2020), Établissement d’en face, Bruksel (2020), Kunsthalle Vjenë (2019), Galeria Komunale Kharkiv (2019), Kunsthalle Exnergasse, Vjenë (2018). Në vitin 2019 ajo mori bursën Schindler në Qendrën MAK për Art dhe Arkitekturë në Los Angeles. Në vitin 2020 ajo ishte një artiste në rezidencë në Qendrën e Artit Bashkëkohor WIELS, në Bruksel, Belgjikë.