Metamorphosis IV | Ndërhyrje artistike specifike për lokacion
Artist / Maksut Vezgishi – Maksi
Vendi / Kino Rinia/ Data / 7-8-9.20221 / ora 19:00-22:00
Deklarata e artistit:
Ndërhyrja artistike inicion bashkëveprimet artistike të lidhura me çështjet shoqërore dhe politike, dhe ringjallë praktikat ‘anti-sistem’ si rezistencë ndaj ‘hegjemonisë planetare’ dhe të ideologjisë si ‘kapitalizmi neoliberal’. ‘Zërat Paralel’ për nga forma përcaktohet si ‘autonome’, pa asnjë funksion tjetër përveç të vetës! Ndryshe është menduar si ‘Koncept Jo-Kuratorial’ si praktikë e funksionimit të ‘formave’ bashkëkohore në art. Pyetja qendrore që shtrohet është: Si të vlerësohet kapaciteti i ‘Formave Artistike’ për të funksionuar ‘në jehonë’ të protestës shoqërore dhe politikës!?
Hapësira e kinemasë dhe e projeksioneve në objektin ‘Kino Rinia’, është e braktisur, pa një destinim të caktuar. Gjendja e ‘shurdhët’ dhe e ‘errët’ janë dy pikënisjet duke marrë parasysh se sot ky objekt i ngjason një “CINEMA MUET” dhe një “CAMERA OBSCURA”. Zgjimi i ZËRIT dhe kthimi i DRITËS në objektin e dikurshëm që ishte kinema; hapësirat e objektit në tërësi si Shtëpi e Projeksioneve në kuptimin e aplikimit të formave më bashkëkohore të filmit si arti i 7-të dhe të aktivizmit social, si formë artistike e shprehjes.Forma eksperimentale e transmetimit është e qëllimshme. Operatorët/Lajmëtarët përmes ZËRIT e transmetojnë PËRDITSHMËRINË e 20 viteve të demokracisë. Publiku, provokohet me paqartësinë që prodhon kakofonia-teknike, e cila njëkohësisht ngjallë ndjenja të kundërta observimi duke i lënë vendin herë kureshtjes herë indiferencës. Në aspektin tematik ndikon edhe në gjendjen post 90′ dhe paqartësinë e shekullit XXI.
Tekstet nga autorët/et
Artrit Bytyçi
Doruntina Basha
Fjolla Hoxha
Operatoret:
Cristina Marí
Donikë Ahmeti
AI 1s2 2s2 2p4