Shtatëmbëdhjetë ka kënaqësinë të hap thirrjen për pjesëmarrje në edicionin e parë të Rezidencës së Artit INFRARED.
Rezidenca e Artit INFRARED, është rezidencë tematike afatshkurtër që përfshin të gjitha llojet e qasjeve të artit. Artistë të rinj të të gjitha gjinive janë të ftuar të kontribuojnë në temën e: përfshirjes sociale, të drejtave të njeriut dhe çështjeve të komunitetit. Rezidenca është paraqitur në formatin e punëtorive shumë-ditore, seancave të punës, bisedave dhe diskutimeve. Formati i rezidencës së trajnimit do t’i lejojë artistët/et të identifikojnë një temë, të punojnë në fazën e idesë dhe konceptimit nën drejtimin e mentorëve/eve. Punët e konceptuara do të mbështeten për t’u prezantuar/ekspozuar në ndërhyrjet artistike lokale.
Krahas programit të rezidencës, artistët e rinj/reja do të vazhdojnë të punojnë individualisht dhe të eksplorojnë idetë e tyre në mënyrë të pavarur. INFRARED po ashtu drejton një skemë të mentorimit një me një, si mbështetje shtesë për programin e rezidencës.
Kush mund të aplikojë?
Shtatëmbëdhjetë është i përkushtuar të bashkojë artistë të rinj të të gjitha gjinive dhe sfondeve deri në moshën 29 vjeç nga e gjithë Kosova. Mirëpresim aplikacione nga artistë/e që punojnë në një gamë të gjerë disiplinash krijuese, duke përfshirë: animacion, arkitekturë, arte interpretuese, artet pamore, dizajn, dramaturgji, film, fotografi, letërsi, media të reja, muzikë, pikturë, qeramikë, skulpturë, shtyp, tekstil, vallëzim, video art, vizatim dhe ata/o që praktikojnë një varg disiplinash krijuese. Rezidenca është e përshtatshme për individët krijues në faza të ndryshme të karrierës së tyre – deri në moshën 29 vjeç.
Si të aplikoni?
Nëse jeni të interesuar/a të aplikoni për INFRARED, ju lutemi plotësoni formularin më poshtë.
https://forms.gle/w2ccgRJkegcC9QEf6 Afati i fundit për aplikim: 30 tetor, 2019
—-
Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Po ashtu, ky projekt mbështetet nga programi “Kultura për ndryshim” që financohet e menaxhohet nga Bashkimi Evropian ndërsa implementohet nga Qendra Multimedia e Goethe Institut.