PROGRAMI PUBLIK
NË PROJECT SPACE | NËNTOR 2019
TEMA: Space/Hapësira
Hapësira është element fundamental në secilën disiplinë të artit pamor, e jo vetëm. Piktorët përfshijnë hapësirën, fotografët dokumentojnë momentin në hapësirë, skulptorët bazohen në hapësirë dhe formë, dhe arkitektët ndërtojnë në hapësirë. Si e tillë tema e hapësirës do të trajtohet prej këndeve të ndryshme me programin mujor në Project Space, përmes bisedave, filmit, teatrit e animacionit.