Ekspozitë | Performancë
Një ekspozitë dhe performancë mulitmediale e cila sjell rrëfimin për objektin e braktisur, mëton që edhe një herë ta kthejë në kujtesë të kaluarën e tij të bujshme, duke intervenuar në të tashmen. Performanca “On the loop” nëpërmjet “statujave lëvizëse” sjell disa karaktere që portretizojnë më së miri funksionin e këtij objekti. Në fundin e viteve ’40 dhe fillimin e viteve ’50 do të ndërtohej objekti i cili për gati 40 vjet do të shërbente si mensë e punëtorëve të një prej kompanive më të mëdha ndërtuese në ish-Jugosllavi: “Ramiz Sadiku”. Vizatime të gjendjes së tanishme të mensës, si rikujtim i të kaluarës dhe ndërhyrjes që i bëhet sot. Pas vitit 1989 kur “Ramiz Sadiku” falimentoi si rezulat i tensioneve politike, mensa mori tjetër funksion. Do të bëhej një prej qendrave humanitare për refugjatët e luftës së fundit në Kosovë, e më pas edhe restorant. Ky objekt përveç se shërbeu si mensë për punëtorët e kompanisë e më pas edhe për studentë dhe persona me raste sociale, aty do të zinin vend edhe aktivitet të ndryshme kulturore, muzikore e argëtuese.
Prandaj ritmet e muzikës repetitive do të përçojnë emocionet e bukura dhe të errëta që bartë në vete ky objekt për një përjetim krejt ndryshe. Krejt kjo do të përcillet me një instalacion arkitektonik dhe një rrëfim të detajuar të historisë së objektit, ashtu siç banorët e lagjes “Pejton” e kujtojnë.“Metamorphosis” sjell memorien kolektive, rivitalizon objektin e braktisur për një ditë, duke kthyer vëmendjen tek rëndësia historike dhe ruajtja e saj.Projekti “Metamorphosis” ka për qëllim të mundësoj një mjedis që forcon kapacitetet e rinisë nëpërmjet edukimit të artit dhe angazhimit qytetar në aktivitetet kulturore.
Ekspozitë: Performancë: Performancë “On the loop” : Nol Musa , Rita Zhubi, Jona Maliqi Trim Kuqi, Shkëlqim Shashivari, Albiona Hajrizi, Diellza Përvetica, Lekë Zeqiri, Lendi Mustafa ; Preformancë Muzikore – Albin Abazi, Blerta Zeqiri, Linda Mustafa ; Nën udhëheqje të: Albin Abazi ; Vizatim – Blend Bytyqi ; Instalacion: Planimetria e Objektit ish Mensa “Ramiz Sadiku” – Zotika Maliqi, Rrona Pozhegu, Hana Zyberi Nën udhëheqje të: Shpend Zeqiri ; Audio – Albanoi Retkoceri; Konstruksion – Jona Maliqi, Shkëlqim Shashivari, Nol Musa , Ditjon Fetahu, Ensar S. Shaqiri , Gresa Gashi , Trim Kuqi, Lendi Mustafa Nën udhëheqje të: Besnik Leka dhe Shpend Zeqiri