ART & EDUKIM

Integrimi i artit dhe edukimit në rivitalizim të komunitetit është parakusht për ndryshime afatgjate që mund të ndikojnë sistemet që lidhen me zhvillimin dhe paktikat që zgjerojnë mundësitë për qytetarët e të gjitha gjinive. Të gjithë meritojnë të kenë mundësi të zhvillojnë potencialin e tyre kreativ dhe të marrin pjesë e kontribuojnë në mënyrë domethënëse në komunitet nga praktikat e artit dhe edukimit. Përmes programit të Artit dhe Edukimit ne sjellim në një vend artistë/e, të rinj e të reja, studentë të niveleve të ndryshme, ndikime kulturore dhe audienca, për të adresuar disa prej problemeve më komplekse të shoqërisë, dhe përfundimisht të nxitet ndryshimi përmes dialogut. Shtatëmbëdhjetë ka për qëllim të mundësojë këtë përmes organizimit të projekteve të qëndrueshme, hartëzimit të rrjeteve, kurimit të ekspozitave, ligjëratave, forumeve, seminareve, hulumtimeve, publikimeve, rezidencave artistike, prodhimit, ndërhyrjeve artistike specifike për lokacionin dhe gjenerimi i diskurseve në Art dhe Edukim.

Metamorphosis III - but first, check the water (1)

HAPËSIRA

Ky program synon të ushqejë dhe mbështes hapësirat e të menduarit dhe të veprimit, në kuptimin e gjerë të fjalës. Këto hapësira marrin formën e qendrave ndërdisiplinore që kombinojnë anën intelektuale dhe kreative në mënyrë që të krijojnë një forum i cili na mundëson të reagojmë karshi çështjeve sociale. Ato ofrojnë një platformë të përfshirjes në dialog konstruktiv duke inkurajuar pyetje të cilat mëtojnë të shtyjnë kufij dhe të sfidojnë përgjigje konvencionale. Po ashtu mbështesin krijimin e perspektivave globale të shumëllojshme dhe shumëplanëshe siç përfaqësohen nga shkëmbimi dinamik dhe përfshirja e komuniteteve dhe artistëve/eve.
Qëllimisht ato janë të pozicionuara si pjesë e një rrjeti më të madh të qendrave që sjellin ndryshim dhe do të zgjerohen në vazhdimësi nëpërmjet aktiviteteve të identifikimit të hapësirave.

AKTIVIZMI KULTUROR

Programi i Aktivizmit Kulturor aspiron të inkurajojë aktivizmin kulturor përmes edukimit, shtrirjes, ndërhyrjeve artistike dhe veprimeve avokuese për të krijuar hapësira publike gjithëpërfshirëse që çojnë në ndryshime sociale. Shtatëmbëdhjetë angazhon qytetarë të të gjitha gjinive në jetën publike përmes mundësive domethënëse të pjesëmarrjes dhe zhvillon partneritete që zgjerojnë pjesëmarrjen e komunitetit në jetën publike si dhe punon me institucionet dhe organizatat publike qendrore dhe lokale për të krijuar sinergji për prioritetet tona të përbashkëta. Ky program sfidon interpretimet dhe konstruksionet mbizotëruese të botës, ndërsa paraqet imagjinatën alternative socio-politike dhe hapësinore në mënyra që sfidojnë marrëdhëniet midis artit, politikës, pjesëmarrjes dhe spektatorit.

Aktivizmi kulturor