PËR NE
Shtatëmbëdhjetë filloi si një duo bashkëpunuese, me synimin të krijimit të veprave artistike vizuale dhe intelektuale që eksplorojnë perspektivat sociale dhe psikologjike përmes video-artit eksperimental. Puna që zhvilloi duo theksoi nevojën për të rifunksionalizuar hapësirat publike alternative. Si rezultat, Shtatëmbëdhjetë u regjistrua si fondacion në vitin 2018 në Prishtinë, dhe me aktivitetet e veta operon nëpër të gjitha rajonet e Kosovës. Shtatëmbëdhjetë ka vizion që qytetarët e të gjitha gjinive të marrin pjesë dhe të kontribuojnë në mënyrë kuptimplotë dhe të lirë në komunitet dhe jetën publike përmes kulturës, edukimit dhe aktivizmit. Misioni i tij është të nxisë ndryshime pozitive në shoqëri përmes fuqizimit të komuniteteve me anë të aktivizmit kulturor. Shtatëmbëdhjetë udhëhiqet nga një bord i përbërë prej tre anëtarësh.
Programet primare të Shtatëmbëdhjetë janë Arti & Edukimi, Aktivizmi Kulturor dhe Hapësira. Këto programe janë në linjë me prioritetet strategjike të fondacionit, të cilat artikulojnë vizionin e tij gjithëpërfshirës:
– Hapësira publike
– Aktivizmi kulturor, politikbërja, avokimi
– Ambienti
– Çështjet Gjinore
– Zhvillimi i komunitetit dhe bashkëpunimi
– Demokracia dhe të drejtat e njeriut
Shtatëmbëdhjetë është i përkushtuar në krijimin e bashkëpunimeve dhe ndërtimit të rrjeteve me organizata dhe institucione të tjera për përfshirje më të madhe të pjesëtarëve të komunitetit në jetën publike dhe të ngris vlerësimin që aktivizmi kulturor sjell në ngritjen e cilësisë së jetesës në komunitetin tonë.
Vizioni
Qytetarë të gjitha gjinive marrin pjesë dhe kontribuojnë në mënyrë kuptimplotë dhe të lirë në komunitet dhe jetën publike përmes kulturës, edukimit dhe aktivizmit.
Misioni
Nxitja e ndryshimeve pozitive në shoqëri përmes fuqizimit të komuniteteve me anë të aktivizmit kulturor.
BORDI I DREJTORËVE/EVE
Rina Kika | Francesca Cardillo | Fortesa Kadriu
EKIPI
Nita Zeqiri – Drejtore Ekzekutive | Ajete Kërqeli – Menaxhere për Zhvillim | Fitore Isufi – Koja – Drejtore Artistike
Sihana Klisurica – Menaxhere e Komunikimit | Lendita Idrizi – Menaxhere e Operacioneve
Liri Hashani – Asistente e Programeve |
MBËSHTETËSIT