Rezidenca INFRARED
Ju prezantojmë me Zanë Xhulin dhe projektin e saj Ndotja akustike, të cilin do ta zhvilloj gjatë qëndrimit në Rezidenca 17.
Ndotja akustike
Ndotja akustike është një çështje serioze mjedisore që ndikon në shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve në mbarë botën. Në Kosovë, me zhvillim të shpejtë ekonomik dhe urbanizimin, ndotja akustike është bërë një shqetësim në rritje. Si rezultat, ka nevojë për kërkime gjithëpërfshirëse për të kuptuar më mirë burimet, nivelet dhe ndikimet e ndotjes akustike në vend. Një nga studimet e fundit të National Library Medicine tregon se zhurmat që janë në nivele jo të dëmshme për dëgjimin, prapë se prapë janë të përshkruara si zhurma të rrezikshme për nënvetëdijen tonë, dhe gjatë gjumit. Trupi e lufton gjatë gjithë kohës zhurmën, ose mundohet ta shmang duke shkaktuar ndryshime nervore, hormonale dhe vaskulare të cilat pasojnë në rezultate të dëmshme për trupin e njeriut. Nëse jemi prezent në një ambient me intensitet zëri mbi 150 decibel, kjo mund të shkaktoj shpërthim të timpanit të veshit, por nëse decibelët janë dhe më të lartë se 185 kjo mund të rezultojë në trazime të organeve të brendshme, çrregullime të trurit dhe eventualisht mund të shkaktoj vdekje, sidomos nëse kombinohet me frekuenca më të ulëta. Nivelet e zhurmës mbi 80 dB shoqërohen me një sjellje agresive dhe sjellje të padobishme ndaj shoqërisë.
Ky hulumtim synon të përcaktojë nivelet e ndotjes akustike në disa lokacione në Prishtinë dhe të shqyrtojë dëmet potenciale që ajo mund të shkaktojë në shëndetin njerëzor. Për këtë qëllim, do të bëhen matje të niveleve të zhurmës në disa lokacione të zgjedhura të qytetit, të cilat përfshijnë zona me lëvizje më të mëdha të makinave dhe zonat me aktivitet të qeta publike për të bërë një krahasim. Pasi të përcaktohen këto nivele të zhurmës, do të bëhet një regjistrim audio në këto lokacione, duke përdorur pajisje të specializuara për të matur dhe regjistruar zhurmën. Pas kësaj, audioincizimet do të analizohen dhe do të kuptohet se si ndotja akustike mund të ndikojë në shëndetin njerëzor. Në veçanti, do të shqyrtohen efektet e ndotjes akustike në këndvështrimin e dëmtimeve në sistemin e veshit dhe në shëndetin psikologjik. Rezultatet e hulumtimit do të shërbejnë si baza për të përgatitur masat dhe politikat për të zvogëluar ndotjen akustike në Prishtinë dhe për të mbrojtur shëndetin njerëzor nga dëmet potenciale që ajo mund të shkaktojë.
Kush është Zana?
Zanë Xhuli (1997), ka përfunduar studimet në Fakultetin e Arteve, në Degën e Muzikës. Gjatë dhe pas përfundimit të studimeve ka qenë pjesë e disa projekteve të ndryshme, kryesisht nga bota e muzikës. Disa prej projekteve që është ende aktive janë: KYO, WBYO, Wind Enssemble, Grupi funk M.O.M., ndërsa ka marrë pjesë në projekte si pjesëmarrja në orkestrën e Operës së Kosovës dy vite me radhë, pjesëmarrje në grupin Zhagg, në disa punëtori si: Postkestra (2018), Frymon festival me Ermal Jaho(2022), masterklase te Sanja Romic (2022), etj.