Mentore: Fiona Shabani (vokal), Alba Reka (piano)
Data:26.02.2025
Ora: 14:00 -16:00
Vendi: Rezidenca 17
Ftojmë të gjithë fëmijët të cilëve ju pëlqen piano dhe këndimi të bashkohen në punëtorinë tonë unike për piano dhe zë, ku do të eksplorojmë ndërveprimin mes muzikës instrumentale dhe vokale. Punëtoria është e hapur për fëmijët nga mosha 6-16 vjeçare dhe do të përfshijë punë praktike në duetet piano-vokal, po ashtu edhe lojëra të ndryshme ritmike.
Merrni pjesë për të zhvilluar aftësitë tuaja muzikore dhe për të krijuar momente të bukura përmes artit muzikorë se bashku me Fiona Shabani dhe Alba Reka.
Për tu bërë pjesë e punëtorisë regjistrohu në link: https://forms.gle/Y3wK4Eva9NYGFpEj8
—
Programi i Rezidenca 17 mbështetet nga Fondacioni për Shoqëri Civile Kosovare (KCSF) përmes programit ‘EJA Kosovo’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit; Kryeqyteti Prishtina dhe SMART Balkans







