Mentor: Arbër Selmani
Punëtoria u zhvillua si një hapësirë për të eksploruar dhe kuptuar më mirë qëndrimin queer në letërsi, me fokus në poezinë queer si një medium i fuqishëm dhe i ndjeshëm për vetë-shprehje. Përmes analizës së poezive të autorëve queer shqiptarë dhe ndërkombëtarë, pjesëmarrësit/et patën mundësinë të njihen me veçantinë dhe forcën emocionale të këtij zhanri. Trajnimi përfshiu ushtrime kreative që inkurajuan pjesëmarrësit të eksperimentojnë me shkrimin e tyre, duke krijuar poezi që reflektojnë përvojat dhe perspektivat e tyre unike.
Në këto tri ditë, Arbër Selmani ndau njohuritë dhe përvojën e tij, duke ndihmuar pjesëmarrësit të kuptojnë sfidat dhe mundësitë e publikimit dhe botimit në kontekstin aktual letrar në Kosovë. Atmosfera ishte e ngrohtë dhe mbështetëse, duke nxitur biseda të hapura rreth qëndrimeve queer dhe ndikimit të tyre në letërsi dhe art.
—
Aktiviteti “Punëtori mbi poezinë queer” është pjesë e projektit “Art Space Unlimited” i cili bashkë-përkrahet nga Bashkimi Evropian Creative Europe. Programi i Rezidenca 17 mbështetet Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kryeqyteti Prishtina dhe SMART Balkans