Mentor: Enis Saraçi
Datat:10-21.03.2025
Ora: 18:00 / Rezidenca 17
Ftojmë të gjithë ata/ato që janë të interesuar dhe kanë pasion për filmin, të na bashkohen në një punëtori ku do të eksplorohet se si zhvillohet filmi fiktiv apo dokumentar në procesin e montazhit. Punëtoria është e hapur për të gjithë, për ata/ato me përvojë në filmbërje apo ata/ato që duan të mësojnë për herë të parë. Programi do të trajtojë rolin e montazherit, bashkëpunimin e tij me regjisorin dhe do të zbulojë qasjet dhe metodat që e bëjnë një film më të mirë.
Enis Saraçi është montazher filmi, i lindur në vitin 1992. Ka përfunduar studimet master në Montazh nga Akademia FAMU në Pragë. Saraçi ka montuar filma artistikë dhe dokumentarë që nga viti 2014. Si montazher, puna e tij ka kontribuar në filmat e vlerësuar me çmime të shfaqura në festivale prestigjioze si Cannes, Sundance, Berlinale dhe Toronto. Projektet e tij të shquara përfshijnë filmin artistik “Zgjoi”, me regji të Blerta Bashollit, tri herë fituese e Sundance. Filmi ishte gjithashtu në listën e ngushtë për nominim për Oscar. Ai ka punuar gjithashtu në filmat e shkurtër të Samir Karahodës “Pa vend” dhe “Rrugës”, të cilët konkurruan për Palmën e Artë në Festivalin e Filmit në Kanë. Si mirënjohje për kontributin e tij, Saraçi është nderuar me Çmimin Vjetor të Kinematografisë nga Ministria e Kulturës së Kosovës në vitin 2023.
Për të qenë pjesë e punëtorisë regjistrohu në link jo më larg se data 7 mars: https://forms.gle/oRJsgkZ7G8tnhphy8
(Përditësim: për shkak të numrit të madh të personave të regjistruar forma e regjistrimit është mbyllur më herët)
—-
Programi i Rezidenca 17 zbatohet në bashkëpunim me Kryeqyteti Prishtina dhe mbështet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, KCSF dhe SMART Balkans