Nga objekte të përditshmërisë në instrumente, nëpërmjet Playtronit
Mentor: Tomor Kuçi
Data/ Date: 24.04.2025 / 17:00–18:30
Vendi/ Location: Rezidenca 17
Në këtë seri punëtorish, pjesëmarrësit do të mësojnë teknika të krijimit të tingujve përmes sintezës dhe sample-imit. Fokusi do të jetë në krijimin e tingujve nga format bazike valore dhe nga incizimet e ndryshme. Gjithashtu, do të eksplorohet transformimi i burimeve tingullore dhe përdorimi i Playtronit për të luajtur tingujt, duke shndërruar objekte të përditshme në instrumente muzikore. Qëllimi është krijimi dhe performimi i një copëze muzikore të shkurtër. Punëtoritë janë të përshtatshme për fillestarët dhe ata me përvojë që duan të zhvillojnë aftësitë e tyre të krijimit të tingujve në mënyra të reja. Pjesëmarrësit do të përdorin një Digital Audio Workstation(DAW) për krijimin dhe editimin e tingujve dhe do të përdorin Playtronin për performancë. Punëtoritë do të mbahen një herë në muaj nga prilli deri në maj dhe do të përsëriten nga shtatori deri në nëntor. Pas përfundimit të dy serive, do të krijohen dy copëza muzikore origjinale si rezultat i punës së bërë, nga një për grup.
Pjesëmarrësit mund të jenë të ndryshëm në nivelin e përvojës, dhe numri ideal për grup është deri në gjashtë persona.
Për të qenë pjesë e punëtorisë regjistrohu në link: https://forms.gle/5HAwMvm24zviGryB7
—
Shtatëmbëdhejtë përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia; Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kryeqyteti Prishtina, SMART Balkans