Bisedë/Talk: Serra madre - a place of ecological imagination

When

May 29, 2026    
6:00 pm - 7:30 pm

Event Type

Nicoletta Tranquillo / Kilowatt
29.05.2026 / 18:00 / Rezidenca 17
“Nuk do të mbijetojmë nëse nuk mësojmë ta rrëfejmë historinë tonë ndryshe, të ëndërrojmë ndryshe”, shkruan Paul B. Preciado.
Në këtë bisedë në kuadër të programit të Co-creation Sessions, Nicoletta Tranquillo do të prezantojë Serra Madre, një iniciativë e zhvilluar nga Kilowatt. Serra Madre e gjen bazën pikërisht në këtë bindje: vetëdijen se krizat me të cilat përballemi janë po aq kulturore sa edhe mjedisore. E konceptuar si një hapësirë kulturore e rigjeneruar në zemër të Bolonjës, Serra Madre është një platformë transdisiplinore ku arti dhe shkenca hyjnë në dialog radikal. Ajo funksionon si një qendër prodhimi e dedikuar për të sfiduar perspektivat antropocentrike përmes njohurive të bazuara në përvojë, duke nxitur një rrjet global kërkimi për të bashkëkrijuar të ardhme alternative, të qasshme dhe të dëshirueshme.
Biseda fton pjesëmarrësit/et në një diskutim të hapur mbi imagjinatën ekologjike, praktikat kolektive dhe rolin e hapësirave kulturore në formësimin e mundësive të reja për të ardhmen.
Nicoletta Tranquillo ka përfunduar studimet master në Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Shkenca Mjedisore, si dhe një diplomë në Ekonomi Biznesi. Ajo është bashkëthemeluese e Kilowatt dhe Le Serre dei Giardini në Itali, ku ka mbështetur krijimin dhe zhvillimin e organizatave të orientuara drejt ndikimit shoqëror. Që nga viti 2024, ajo është drejtoreshë kulturore e Serra Madre, një qendër kulturore që promovon imagjinatën ekologjike përmes dialogut mes artit dhe shkencës. Edhe pse me formim në ekonomi, Nicoletta gjithmonë është fokusuar në ekologji, ndryshimet klimatike dhe krizën mjedisore, duke ndërthurur disiplina, fusha dhe sektorë të ndryshëm. Aktualisht, ajo është veçanërisht e angazhuar në promovimin e praktikave që nxisin mendimin dhe imagjinatën ekologjike përmes dialogut ndërmjet artit dhe shkencës.
—–
Talk: Serra madre – a place of ecological imagination
Nicoletta Tranquillo / Kilowatt
29.05.2026 / 18:00 / Rezidenca 17
“We will not be granted survival unless we learn to tell our story differently, to dream differently,” writes Paul B. Preciado.
In this talk, as part of Co-creation Sessions, Nicoletta Tranquillo will introduce Serra Madre, developed by Kilowatt. Sera Madre finds its roots in this very conviction: the awareness that the crises we face are as much cultural as they are environmental. Conceived as a regenerated cultural space in the heart of Bologna, Serra Madre is a transdisciplinary platform where art and science engage in radical dialogue. It is a production center dedicated to challenging anthropocentric perspectives through experiential knowledge, fostering a global network of research to co-create alternative, accessible, and desirable futures.
The talk invites participants into an open conversation on ecological imagination, collective practices, and the role of cultural spaces in shaping new possibilities for the future.
Nicoletta Tranquillo holds an MSc in Sustainable Development and Environmental Science, as well as a degree in Business Economics. She is a founding partner of Kilowatt and Le Serre dei Giardini in Bologna, Italy, where she supported the creation and growth of impact-oriented organisations. Since 2024, she has been the cultural director of Serra Madre, a cultural centre that promotes an ecological imagination through dialogue between art and science. Although an economist by training, Nicoletta has always focused on ecology, climate change and the environmental crisis, combining different disciplines, fields and sectors. She is currently particularly committed to promoting practices that encourage ecological thinking and imagination through dialogue between art and science.
Shtatëmbëdhjetë përkrahet nga Fondacioni për Shoqëri Civile Kosovare (KCSF) përmes programit ‘EJA Kosovo’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia. Po ashtu nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, Kryeqyteti Prishtina.