Pas një punëtorie frymëzuese për riciklimin e letrës, udhëhequr nga Nita Salihu Hoxha (Studio Permanent), dhe thirrjes së hapur për poezi, patëm kënaqësinë të prezantonim një libër të veçantë.
Poezitë e përzgjedhura u shkruan me kujdes nga Lira Gjikolli mbi letra të ricikluara, të krijuara gjatë punëtorisë, ndërsa Nita i përmblodhi ato në një libër mahnitës që mishëroi kreativitetin, qëndrueshmërinë dhe frymën komunitare.
Ishte një moment i bukur ku të gjithë pjesëmarrësit patën mundësinë të zbulonin këtë koleksion unik dhe të festonin ndërthurjen e artit, poezisë dhe qëndrueshmërisë. Libri përmbanë poezi nga: Bubamarrë, Oriada Dajko, Shkurta Ejupi, Uresa Ahmeti, Diona Kusari, Gili Hoxhaj, Is Myrseli, Kushtri Thaqi, ERN, Nita Zeqiri.
Falënderojmë të gjithë ata që u bënë pjesë e këtij momenti të veçantë dhe e bënë atë të paharrueshëm!
—
Aktiviteti “Poezi në letër të ricikluar” është pjesë e projektit “Art Space Unlimited” i cili bashkë-përkrahet nga Bashkimi Evropian. Ky aktivitet mbështetet edhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kryeqyteti Prishtina dhe SMART Balkans.