Data: 27.02.2025
Ora: 18:00h
Vendi: Rezidenca 17
Bashkohuni me ne për një mbrëmje poezie, shprehjeje dhe inspirim! Me 27 shkurt, në Rezidenca 17 do të organizojmë një Mbrëmje Poetike, ku zëra të çdo lloji mund të mblidhen për të ndarë fjalët, mendimet dhe emocionet e tyre.
Qoftë nëse jeni poet/e me përvojë apo është hera juaj e parë që ndani poezitë e juaj me të tjerët, kjo është një mundës për t’i ndarë ato me të tjerët, një hapësirë të ngrohtë dhe mikpritëse. Sjellni poezitë, tregimet apo edhe tekstet spontane— skena është për ju!
—

Ky aktivitet është pjesë e projektit “Art Space Unlimited” i cili bashkë-përkrahet nga Bashkimi Evropian. Programi i Rezidenca 17 mbështetet edhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kryeqyteti Prishtina, KCSF Foundation dhe SMART Balkans.







