Metamorphosis Walks
Përgjatë katër edicioneve të Metamorphosis, janë trajtuar katër hapësira me vlera kulturore, historike dhe sociale. Në këtë ecje do të mund të kuptoni më shumë rreth aspekteve të ndryshme të zhvillimit të qytetit përmes narrativave që këto objekte të braktisura na sjellin.
Një formë tjetër e njohjes së qytetit, ku aspekte të zhvillimit shoqëror, arkitekturore dhe fragmente historike do të dalin në pah përgjatë kësaj ecje.
Rreth ecjes/
Pika e takimit: Grand Hotel
Kohëzgjatja e ecjes: 2 orë
Lokacionet:
Ish-mensa e punëtorëve të kompanisë Ramiz Sadiku
Ish-restorant Marsi
Objekti i Kryqit të Kuq
Kino Rinia
Metamorphosis Walks përfshinë/
Kafe/çaj falas në Project Space 17
Tour falas në Galeria 17
Tour në Rezidenca 17 (opsionale)
Për të rezervuar ecjen, dërgoni email në: [email protected] apo këtu