Metamorphosis Walks pa pagesë
Metamorfosis Walks, ofron një udhëtim unik nëpër shtresat kulturore, historike dhe sociale të qytetit tonë. Gjatë kësaj ecje 2-orëshe, duke filluar nga Hoteli Grand, ju do të eksploroni ndërtesa të braktisura që tregojnë histori të zhvillimit të qytetit, duke përfshirë ish mensën e punëtorëve Ramiz Sadiku, restorantin Marsi, godinën e Kryqit të Kuq dhe Kino Rinia. Ecja përfshin gjithashtu kafe ose çaj falas në Project Space 17, një vizitë falas në Galeria 17 dhe një tour (opsionale) në Rezidenca 17.
Falë mbështetjes së Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, këto shëtitje do të ofrohen pa pagesë për vizitorët e diasporës dhe kulturës, deri në fund të muajit nëntor 2024.
Për të rezervuar ecjen na shkruani në: [email protected] ose në link.