Kitsch Escapism KS
Jona Kabashi, nga Prizreni, është jë studiuese veçanërisht e interesuar për të eksploruar se si sistemet ekonomike ndikojnë dhe manifestohen në proceset shoqërore. Ky eksplorim po ashtu shtrihet dhe influencon punën e saj artistike. Në kontekstin e Kosovës, ajo synon të zbulojë se si një shoqëri në tranzicion ndërvepron me një ekonomi tregu të parregulluar dhe se si ndikon në proceset e ndryshme në shoqëri, kulturë dhe mjedis. Për projektin INFRARED, ajo portretizon peizazhin rural dhe urban aktual në Kosovë, duke identifikuar stilin e arkitekturës dominuese – të cilën ajo e përshkruan më së miri si “kitsch” – si bazën për të informuar mbi marrëdhënien e shoqërisë së Kosovës me mjedisin. Ajo spjegon se si lindja e këtij stili të ri ekstravagant, që imiton arkitekturën “baroke” duke simbolizuar pasuri dhe luks, është nënvetëdija jonë kolektive duke u manifestuar. Një nënvetëdijë e formuar nga traumat e luftës, njohja me kapitalizmin e tregut që na shtyu drejt materializmit që ka rezultuar në alienimin nga bota natyrore. Përmes mediumit të fotografisë dhe ndryshimeve artificiale të fotografive, ajo synon të komunikojë të dy ndjesitë që ajo ka përjetuar në lidhje me peizazhin arkitektural “kitsch” në Kosovë. Atë të përmbytjes dhe alienimit si dhe surrealizmin, fantastikes e edhe komikes.
—
Programi i Rezidenca 17 zbatohet në bashkëpunim me Kryeqyteti Prishtina, Drejtoria e Kulturës dhe AICS Tirana në kuadër të Culture and Creativity for the Western Balkans,(CC4WB’s) projekt i financuar nga Bashkimi Evropian që synon të nxisë dialog në Ballkanin Perëndimor duke rritur sektorët kulturorë dhe krijues për rritjen e ndikimit socio-ekonomik.
Mbështetur nga: SMART Balkans #SMARTBalkansProject#SupportedbyNorway#RegionalGrant#CPCDba#IDM
European Union in Kosovo, Agenzia Italiana per la Cooperazione allo Sviluppo
#CC4WBs, #CCI#culture, #EU, #art, #creativeindustries, #creativity, #media, #genderequality, #WesternBalkans