Katalog
Ekspozita Given
Në edicionin e dytë të INFRARED u trajtuan tema që kanë të bëjnë me çështjet emergjente të ambientit. Në katalog janë të përmbledhura dhe prezantuara punët e tetë artistëve/eve që ishin pjesë e Rezidencës së Artit dhe Ekspozitës Given. Ndotja e ajrit, plastika, mbipopullimi, prerja e pyjeve, hidrocentralet dhe ndikimi i tyre në lumenj dhe pozicionimi dominues i njeriut karshi natyrës, janë disa prej temave që u trajtuan artistikisht në mediume të ndryshme për ekspozitën Given.
Ekspozita u kurua nga Blerta Hoçia.
Artistët/et pjesëmarrës/s: Abi Shehu, Berat Bajrami, Bib Frrokaj, Bobb Attard, Laureta Hajrullahu, Lori Lako, Lumturije Krasniqi dhe Yll Xhaferi.