Metamorphosis II | Ndërhyrje artistike specifike për lokacion
Artiste: KOJA
Nga dëshmitë materiale në vend, na shfaqen disa objekte t’braktisura të arkitekturës moderne, me vlera t’pa studiuara (t’pa përcaktuara) arkitektonike, historike, kulturore dhe sociale.
Aktualisht, jemi duke jetuar në epokën, ku më shumë gëzon vëmendje fuqizimi i përfaqësimit se sa vet ekzistenca/prezenca si një entitet. Ironikisht përjetimi i objekteve bëhet thjesht nga përfaqësimi, prezantimi i tyre. A mundet një akt artistik t’a provokoj ndjesinë e përjetimit të vet prezencës objektit, duke e zhvendosur tregimin që objekti i caktuar përfaqëson? A mundet t’provokohet perceptimi i objektit n’fjalë, si eksperiencë? A është e rikthyeshme prezenca dhe a mund t’rikonstruktohet ajo? A mund t’legjitimohet zgjedhja arbitrare e qytetarit, si përcaktues dhe vendimmarrës i nevojave t’veta?
Këto çështje janë eksploruar përmes ndërhyrjes artistike në objektin e ish Restorant Marsit, që ndodhet në lagjen Kodra e Trimave, në Prishtinë.Ky intervenim prezanton qasjen në problem si pikënisje, jo për t’a ofruar ose bërë zgjedhjen, por për ta spikatur atë akoma më shumë – për t’gjeneruar diskurs në disa nivele profesionale, që adresohen tek grupet vendimmarrëse, rrjedhimisht përcaktuesit e fatit të këtyre objekteve.
Supporting Team: Skender Xhukolli, Sami Podvorica, Endrit Jashanica ; Contributors in the research process: Arneida Muqiqi, Blend Bytyqi, Dafina Thaqi, Diellza Bullaku, Donat Pira, Egzon Ademi, Elitë Morina, Endrit Mecini, Era Qena, Kaltrina Berisha, Kushtrim Lushtaku, Liri Hashani, Renea Begolli, Tringa Krasniqi, Urtesë Zeneli, Valza Berisha
Lokacioni : Sr.”Bedri Gjini” – Kodra e Trimave, (ish“Restorant Marsi”)