Rezidenca INFRARED
Ju prezantojmë me Era Ramojan dhe projektin e saj Poison and Remedy, të cilin do ta zhvilloj gjatë qëndrimit në Rezidenca 17.
POISON AND REMEDY
Duke u luhatur midis helmit dhe ilaçit, bimët pajtojnë dyzimet. Si agjentë të brishtë dhe të fuqishëm në ekosistemet tona, ato kanë potencial për rezistencë, inteligjencë dhe njohuri përtej të kuptuarit njerëzor. Meqenëse diskursi rreth inteligjencës së bimëve dhe shkatërrimit të habitateve është përhapur në të gjitha disiplinat, Era synon të krijoj një hapësirë eksperimentale që gërsheton forma të ndryshme njohurish. Duke u ngritur kundër pabarazisë në rritje të pasurisë dhe konsolidimit të burimeve, shtron pyetjen se si mund ta formojmë botën tonë në reciprocitet, “mutual aid” dhe “intentional community”. Njëkohësisht zhytet thellë në nevojën për riparim, shërim dhe njohje ndërsa përballemi me rrënjët historike të pabarazisë moderne. Herbariumi përqendrohet në mënyrat sensuale, ndijore, intime dhe efektive të lidhjes me natyrën/mjedisin, dhe eksploron se çfarë lloj marrëdhëniesh me bimët janë të mundshme. Si mund të punojmë për të katalizuar shërimin e marrëdhënieve me veten, familjen, paraardhësit, komunitetin dhe tokën, duke zbatuar njohuritë tradicionale të bimëve që rrjedhin nga zbulimet etnobotanike dhe duke mundësuar transferimin e pushtetit dhe kontrollit në mënyrë që burimet të mund të rrjedhin drejt drejtësisë racore, mjedisore dhe ekonomike. Vepra spekulon mbi mundësitë për të shkuar përtej pamjes sonike të natyrës, duke shpërbërë binarët helm/ilaç, jeta/vdekja, organike/inorganike. Për të nxitur në trupin e njeriut dhe sensoriumin e tij një hapje estetike-afektive ndaj bimëve. Një takim i vëmendshëm midis trupave dhe identiteteve.
Kush është Era?
Era Ramoja (2001), lindur në Gjakovë, është studiuese e fushës së ekologjisë. Praktika e saj është multidisiplinare, kryesisht e fokusuar në fotografinë eksperimentale duke përdorur procese dhe praktika shkencore të biologjisë, mikroskopike dhe laboratorike, kështu duke sfiduar në mënyrë aktive binaret e dukshme të artit dhe shkencës. Fotografitë e saj janë një praktikë dhe proces i rikujtimit, i të qenurit një vëzhgues syçelë dhe simbol i lidhjes së njeriut me mjedisin. Këto fotografi ishin pjesë e katalogut/librit të Pavijonit të Kosovës në Bienalen e 17-të të arkitekturës në Venecia. Kryesisht, puna e saj lëviz në fushat e ekologjisë, etnobotanikës duke synuar rivënien e ekuilibrit ndërmjet kulturës njerëzore dhe natyrës duke u bazuar në vetëdijen mbi lidhjet dhe ndërvarësitë reciproke të të gjitha dukurive – fizike, biologjike, shoqërore e kulturore, si dhe përqafon ndërtimin e një komuniteti si një mënyrë për të nxitur mençurinë ekologjike. Me një interes për bimët dhe botën mikroskopike, është përkushtuar ndaj “të gjallës” që është më shumë se njerëzore dhe heton të kaluarën nga këndvështrimi i komuniteteve të margjinalizuara. Dy vitet e fundit, Era ka ndjekur klasë të ndryshme në fushën e multimedias si experimental filmmaking, fotoreporteri mjedisore, animacion etj.